Këmbanë alarmi/ Eksperti i ekonomisë deklaratë ‘bombë’: Shqipëria pastron para me lejen e qeverisë…

0
110

Eksperti i ekonomisë Pano Soko thotë se problematikë mbetet fakti se pastrimi i parave bëhet me lejen e qeverisë.

“Është këmbanë alarmi sepse renditja në zonën gri janë të gjitha ato vendi ku pastrimi i parave ndodh me lejen e qeverivë”, u shpreh eksperti.

Edhe rankimi i Shqipërisë në këtë raport, sipas Sakos është shqetësues.

“Nuk është vetëm drejtoria për pastrimin e parave, por një sërë komponentësh duke përfshirë drejtorinë e policisë, drejtoria e tatimeve, drejtoria e doganave. të gjitha këto kanë treguar mefshtësi në menaxhimin e situatës së pastrimit të parave”, shprehet Soko..

Në fund ekperti i ekonomisë deklaron: “Ul besueshmërinë e shtetit shqiptar në sytë e investitorëve, ul kredibilitetin e bankave shqiptare që edhe ky është një problem i madh, i cili ndikon në zgjedhjen e Shqipërisë si destinacion investees”.

Në raportin e publikuar, Moneyval thekson se hetimet ose çështjet ligjore për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit mbyllen pa dënime, ndërsa nënvizon se shpresat për përmirësimin e situatës mbeten te reforma në drejtësi./ RTV Ora

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here