E pabesueshme por e vërtetë/ Flet ish ministri i finanacave: Borxhi nuk rritet nga kreditë

0
88

 

Në konferencën për prezantimin e modeleve të reja të rindërtimit u shpreh se brenda vitit do të ndërtohen dhe do të hapen dyert e disa mijërave shtëpive.

Ministri i zhvillimit, Arben Ahmetaj  tha se për riparimin e shtëpive qeveria merr përsipër 50 për qind të kostos së vlerësuar të dëmit dhe maksimumi 500 mijë lekë kompensim.

Ahmetaj tha se në total në të gjithë vendin janë për t’u shembur janë gjithsej 115 pallate.

Janë 26 zona të shpallura për rindërtim. Vlerësimi i thelluar është i rëndësishëm nga ana juridike dhe ligjore për dosjet ku bashkia e Tiranës i përfundon në 24 prill.

Efektet në ekonomi

Ministri i Zhvillimit, Arben Ahmetaj deklaroi se nga tërmeti në 30 sekonda humbëm 7,5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.

Ministri i Zhvillimit garantoi se kreditë e  konferencës së donatorëve që do të përdoren për rindërtimin nuk rrisin borxhin publik.

“Fondi i rindërtimit në të gjitha formatet e veta shkon 1,15 miliardë euro, grantet janë 295 milionë euro ku një pjesë e tyre do të kalojnë nëpërmjet buxhetit të shtetit. Borxhi publik nuk rritet, edhe në një moment si ky borxhi do të ulet.

Por me matematike te thjeshte dhe pa qene ish minister financash dhe tani minister i emergjencave me nje perllogaritje te thjeshte qofte duke u nisur nga manaxhimi i nje familje te thjeshte dihet se nese ke nje borxh dhe njekohesisht pa e shlyer ate merr nje tjeter borxh me apo pa kredi te larte apo te ulet eshte perseri borxh, atehere borxhi rritet….. por ministri na  thote qe jo!!! Ta shohim….

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here