Standard.al

Derbi “fut në sherr” Edi Ramën, Olsin dhe Erjon Braçen/ Greg Rama publikon foton e gëzuar për Tironën

0

Tirana ka mundur Partizanin me rezultatin 5-1 në ndeshjen e sotme në stadiumin “Air Albania”. Bardheblutë u ndëshkuan që në minutën e 2 me një super gol të William Cordeiros, por arritën të përmbysin gjithçka në harkun e 3 minutave brenda pjesë së parë.

Në përfundim të lojës një provokim “i rëndë” për humbjen e Partizanit vjen nga Greg Rama. Gëzimi i Gregut që njihet si tifoz i zjarrtë i Tiranës  i ka shkaktuar dhimbje koke të atit, Edi Ramës, që tashmë i duhet të ruajë balancat me vëllain e tij Olsi Ramën, drejtori i klubit Partizani, dhe tifozit numër 1 të Partizanit ne kabinetit qeveritar, zëvendëskryeministrit Erjon Braçe.

“O zot, ky me Tironën xhaja vet dhe Erjoni im me Partizonin🤭 Halle halle kjo dynja, halli hallit nuk i ngja😂”, shkruan kryeministri Edi Rama në rrjetin social “Instagram” në komentin bashkëngjitur fotos së djalit të tij që shfaqet i gëzuar për fitoren e ekipit të tij të zemrës, Tironës.

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.