Bylykbashi i vendosur: Propozimi është i thjeshtë, uroj të mos ketë justifikime…

0
123

Përfaqësuesi i PD-së në tryezën e Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi deklaroi se opozita i ka dorëzuar sot mazhorancës propozimet e saj.

Ai theksoi se do i lënë pak kohë PS-së që të shoh këto propozime, ndërsa shtoi se ato kërkesa janë tashmë të njohura prej kohësh. Ai theksoi se shpreson që ky mos të jetë një justifikim.

“Kërkuam identifikim elektronik te votuesve. Shqiptarët vuajnë nga zgjedhje që janë të papranueshme.

Ne propozuam sot një adresim të drejtpërdrejtë. Shpresojmë që të kemi dakordësi që shqiptarët në të gjitha qendrat e votimit, në zgjedhjet që vijnë të kenë mundësi që të mbajnë zgjedhje të votueshme.

Ky do të ishte një hap i madh që do të çonte drejt depolitizimit të komisioneve zgjedhore.

T’i lëmë kohën e mjaftueshme që është minimale për të parë kërkesat tona që janë të qarta. Propozimi është i thjeshtë, uroj të mos ketë justifikime.”, tha Bylykbashi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here