Standard.al

Berisha thirrje të fortë për pjesëmarrje në protestën e Ilir Metës

0

Ish kryeministri Sali Berisha në një intervistë për 24-orë.info, shprehet i bindur qytetarët e Shqipërisë do të bëjnë revolucion dhe se kryeministri Rama do të marrë ndëshkimin e merituar të historisë.

Narko-diktaturat, siç e quan Berisha qeverisjen e Edi Ramës, ikin vetëm me revolucion demokratik.

“Kjo pakënqësi e madhe që ekziston do të vlojë një ditë dhe vlimi do të përvëlojë Edi Ramën”, është shprehur në intervistë me gazetarin Xhevdet Pozhari.

Sa i përket manifestimit popullor të paralajmëruar nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, Berisha ka thënë se të gjithë shqiptarët duhet t’i bashkëngjiten.

“Presidenti e ka thirrur manifestimin sepse jemi para një grushti të shtetit, brenda shtetit, këto quhen grushte shteti brenda shtetit kur një pjesë e pushtetit, një degë e pushtetit, merr pushtetin e degëve tjera. Në këtë rast, faktikisht, pasi që ka marrë çdo institucion të vendit pa përjashtim, (Edi Rama) po merr edhe kompetencat e presidentit”, ka deklaruar Sali Berisha.

Sipas ish kryeministrit, çdo ditë që kalon pa protesta është humbje e madhe.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.