“2 marsi është një sfidë për të gjithë popullin shqiptar”/ Biberaj: Kemi humbur demokracinë, të mbrojmë Kushtetutën!

0
83

Anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike Aleksandër Biberaj foli për manifestimin e 2 marsit, deklaroi se qytetarët duhet të dalin në shesh për Kushtetutën dhe jo për fatin e Ilir Metës.

“Mendoj se 2 marsi është një sfidë për të gjithë popullin shqiptar. Nuk është për fatin politik të Ilir Metës, nuk ka rëndësi fati i Metës, por këtu bëhet fjalë për ruajtjen e Kushtetutës. Ne kemi humbur demokracinë, kemi humbur ndarjen e pushteteve. Nëse Rilindja kap edhe presidencën, i bie që kontrollojnë gjithçka. Nëse do të ndodhë që Rilindja të kapë edhe Gjykatën Kushtetuese, i bie që Rilindja kontrollon cdo gjë. Manifestimi do të jetë paqësor dhe kam idenë që do jetë kundër maxhorancës. Mendoj se do jetë paqësore dhe fakti që është thirrur nga presidenti, do të ketë mbarëvajtje të rregullt. Mendoj se do të detyrojë kryeministrin të tërhiqet nga kapja e Gjykatës Kushtetuese. Do të jetë manifestim i madh mendoj. Është mbi politikën”, tha Biberaj.

Aleksandër Biberaj theksoi se në protestë do të ketë intelektualë, studentë dhe qytetarë.

“Unë mendoj se do të jetë mbi palët. Intelektualët  kanë si synim mbrojtjen ndaj Kushtetutën. Ne si opozitë jemi angazhuar për të sjellë njerëz, sepse manifestimi, kauza e saj është e drejtë. Për reformën zgjedhore, PD dhe PS kanë rënë dakord”, u shpreh Biberaj./News24

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here