Tubimi i Metës më 2 mars/ Gjata i vendosur: Po dalim si qytetarë, Presidenti po mbron Kushtetutën…

0
118

Opozita do t’i bashkohet thirrjes së presidentit për tubim më 2 mars. Në studion e Ilva Now në Euronews Albania, sekretari ligjor i PD, Çlirim Gjata pranoi se edhe PD do të jetë pjesë e tubimit të thirrur nga kreu i shtetit, ndërsa mohoi të ketë pasur ndonjë hezitim nga e djathta për t’u bërë pjesë e kësaj lëvizjeje.

Teksa tha se jo vetëm ai, por edhe opozita do të shkonin në tubim në radhë të parë si qytetarë të thjeshtë në mbrojtje të kushtetutës, z. Gjata argumentoi vonesën e konfirmimit të pjesëmarrjes nga ana e kryedemokratit me faktin se PD është një parti disiplinare, që funksionon mbi bazën e strukturave.

“Ne marrim pjesë e para si qytetarë, pastaj si opozitë. Që kur kemi dalë në protesta, që në shkurt u kemi thënë shqiptarëve dil për veten jo për PD. Ne po udhëheqim pakënaqëisnë, jo të rrëzojmë këtë parti, të vijmë në pushtet, PD do vijë në pushtet me zgjedhje demokratike. 2 marsi kërkon rikthimin e kushtetutshmërisë në vend. Për këtë i bashkohemi presidentit”, tha z. Gjata.

Sipas z. Gjata, presidenti është duke bërë një veprim antihipokrit që nuk ka qëllim sipas tij pushtetin, duke bërë një sjellje të denjë presidenciale për të mbrojtur Kushtetutën në atë që sekretari ligjor i PD e cilëson grusht konstitucional shteti.

“Nëse presidenti do dilte të thoshte se dua të fitoj zgjedhjet, të shkoj në zgjedhje të parakohshme, të krijoj një parti timen. Ka pasur presidentë që krijuan parti pa u mbaruar mandati. Meta s’e ka bërë këtë, mund të rrinte në pushtet me Ramën, por ai ka bërë një veprim antihipokrit. Dhe është munduar të sillet në mënyrë presidenciale. Duke u ndodhur para një ngjarjeje tepër të rëndë, që ai e ka quajtur grusht shteti, unë e quaj grusht konstitucional shteti”, tha sekretari ligjor i PD.

Sipas z. Gjata ajo që po bën mazhoranca e sotme është të marrë Kushtetutën duke ndryshuar ligjet, siç është rasti me dispozitat kushtuese për betimin e anëtarit të Gjykatës Kushtuese.

“Kjo dispozitë thotë se gjyqtari i gjykatës kushtetuese fillon punë vetëm pas betimit para presidentit, është dispozitë taksative. Nëse ka konflikt, e zgjidh Gjykata Kushtetuese. Kryeministri i ka dhënë kompetenca policisë si dikur Enver Hoxha sigurimit të shtetit dhe nuk i kërkon dot llogari asnjë polici nesër se thotë e ka me ligj. Të ndërtosh një reformë në drejtësi duke eliminuar Gjykatën Kushtetuese, me futjen e dorës së kryeministrit te kryeprokurori, dhe për këto forma nuk ke ku ankohesh. Kjo tregon se reforma ka cen, ka sjellë pasoja negative”, – tha z. Gjata.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here