Punëtorët e Ballshit mbyllin përkohësisht grevën pas 11 ditësh…

0
122

Dhjetë grevistët e rafinerisë së Ballshit, kanë ndërprerë përkohësisht grevën e tyre të urisë, pas njëmbëdhjetë ditësh, për shkak se kompania u ka kaluar sot tre prej pagave të prapambetura.

Punonjësit pritet që të rikthehen në Uzinë pasditen e sotme, ku do të diskutojnë me përfaqësuesit e kompanisë për rifillimin e punës në Rafineri, një tjetër kërkesë e tyre kjo.
Gjatë të gjithë këtyre njëmbëdhjetë ditëve të grevës së tyre, punonjësit e Ballshit insistonin për kalimin e pesë rrogave të prapambetura, si dhe për furnizimin e Rafinerisë me lëndë të parë.

Vazhdimisht ka pasur negociata mes grevistëve dhe kompanisë për plotësimin e kërkesave, dhe prej mëngjesit të sotëm ka nisur marrja e pagave në bankë.

Gjatë këtyre ditëve, naftëtarët janë ndjerë pothuajse të braktisur nga institucionet shtetërore, të cilët nuk kanë mundur që ti japin dot asnjë zgjidhje.

Të dielën që lamë pas rreth 570 punonjësit e rafinerisë së Ballshit së bashku me familjarët e tyre kanë dalë në rrugët e qytetit, në mënyrë që kauza e tyre të merrte zgjidhje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here