Protesta e 2 marsit, Meta thërret në zyrë ambasadorët…

0
98

Presidenti i vendit Ilir Meta po zhvillon ditën e sotme disa takime me ambasadorët e Spanjës, Hollandës dhe Suedisë, në kuadër të informimit për tubimin e thirrur nga vetë presidenti me datën 2 Mars në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Mësohet se takimi ka zgjatur rreth 90 minuta, ndërkohë që bëhet e ditur se në ditët në vijim do të takohet me diplomat të tjerë.

Kujtojmë se presidenti Ilir Meta ka thirrur qytetarët se më datën 2 Mars të dalin në mbrojte të kushtetutës kundër grushtit të shtetit siç e cilëson ai maxhorancën.

Kreu i Shtetit tha se që prej datës 2 Mars, nuk do të jetë vetëm Presidenca kalaja e mbrojtjes së Kushtetutës, por çdo qytetar për të mbrojtur çdo institucion.

“Nëse sot ky institucion është e vetmja kështjellë e pamposhtur e Kushtetutës dhe mbrojtjes së saj, më datë 2 Mars do të vendoset për të shpartalluar këtë grusht shteti, të mafias kombëtare dhe ndërkombëtare, do ta vendosim në 2 Mars.

Në 2 Mars pasdite ju presim në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” që prej asaj dite nuk do të ketë vetëm një institucion si presidenca në mbrojtjen e Kushtetutës”-pati deklaruar Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here