Standard.al

New York Times: Presidenti shqiptar padit ministren e Drejtësisë për dhunim të Kushtetutës

0

Gazeta më e njohur dhe më e madhe amerikane, New York Times, shkruan se presidenti shqiptar, Ilir Meta, ka paditur ministren e Drejtësisë dhe dy zyrtarë të lartë për dhunim të Kushtetutës.

“Presidenti i Shqipërisë paditi ministren e Drejtësisë dhe dy zyrtarë të lartë për shkelje të Kushtetutës, hapi më i fundit që ka ndërmarrë ai kundër qeverisë së majtë të Partisë Socialiste, të cilën e akuzon për shkelje të Kushtetutës dhe lidhje me krimin e organizuar.

Ilir Meta i akuzon të tre për ‘rrëmbim të hapur dhe në mënyrë mafioze’ të kompetencave që i janë dhënë presidentit me Kushtetutë. Ai tha gjithashtu se kërkon nga prokurori special që ta shohë këtë çështje”, shkruan gazeta.

“Meta po i referohej çështjes së Gjykatës Kushtetuese. Gjashtë nga nëntë vendet e saj janë të lira pasi një proces verifikimi zbuloi se gjyqtarët në detyrë nuk mund të vërtetoni se të gjithë pronat e tyre ishin fituar në mënyrë të ligjshme. Plotësimi i këtyre vendeve është shndërruar në betejë mes partive politike”.

“Trazirat politike vijnë në kohën kur kombi ballkanik me afro 3 milionë banorë ka miratuar disa reforma me shpresën për të marrë dritën jeshile për të nisur bisedimet e anëtarësimit në BE.

Megjithëse presidenti duhet të jetë faktor uniteti në vend, Meta ka bërë thirrje për një miting më 2 mars kundër qeverisë, një veprim i mbështetur nga opozita.

Për disa muaj gjatë vitit të shkuar, opozita zhvilloi protesta që shpesh shndërroheshin në përleshje të dhunshme me policinë. Ajo gjithashtu bojkotoi parlamentin dhe votimet lokale, duke e akuzuar qeverinë për manipulim zgjedhor dhe lidhje me krimin e organizuar.

Që nga marrja e postit tre vjet më parë, Meta, ish-drejtues i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, një grup i vogël i krahut të majtë, tani në opozitë, ka qenë vazhdimisht një kundërshtar i zëshëm i Partisë Socialiste në pushtet të kryeministrit Edi Rama”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.