Negociatat për Teatrin/ Kastriot Çipi: Vendimi i Veliaj po keqkuptohet, diktatori Edvin nuk ka hequr dorë nga synimi i tij prej tradhëtari të kombit

0
94

Nga: Kastriot Çipi

Po vërej se ka ende keqkuptime mbi vendimin e Bashkisë Tiranë për anullimin e tenderit për Teatrin Kombëtar dhe qëndrimin e AMT ndaj këtij zhvillimi të ri.

Miq, Bashkia Tiranë është vegël në duart e Diktatorit Edvin dhe ky i fundit nuk ka hequr dorë nga synimi i tij prej tradhëtari të kombit, për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Ai thjesht ka mirëkuptuar kompaninë “Fusha” shpk, që kishte frikë ta niste punën me paratë e veta, siç kërkonte ligji special dhe do t’i ofrojë asaj pagesë të sigurt, nga taksat tona.

E vetmja gjë që kemi fituar deri tani, është se kemi rrëzuar ligjin special dhe e kemi detyruar Diktatorin ta nisë procedurën nga e para. Ky është një avantazh moral për ne, në debatin që do të fillojë së shpejti dhe zhvillim pozitiv në opinionin publik.

Nga ana tjeter, Diktatori i ka ende në dorë të gjithe instrumentet që i duhen. Tani që ai kontrollon 99% të këshillit bashkiak të Tiranës, nuk ka më nevojë për ligjin special. Nëse në heqim dorë nga protesta, Teatri Kombëtar mund të shembet, si pasojë e një tenderi për ndërtimin e Teatrit të ri po aty. Madje edhe kullat mund të ndërtohen me një ankand për shitjen e truallit ose ndërtimin me PPP, me miratimin e këshillit bashkiak.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here