Mediat ndërkombëtare nxijnë “vejushën e zezë” pas vdekjes: E përfshirë personalisht në ekzekutime….

0
157

Nexhmije Hoxha vdiq dje në moshën 99-vjeçare, në banesën e saj në zonën e Laprakës në Tiranë. Lajmi ka gjetur vend edhe në mediat ndërkombëtare.

Nexhmija, bashkëshortja e Enver Hoxha, vdiq 35 vjet pas diktatorit.

The Guardian në artikullin me titull “Nexhmije Hoxha, e veja e diktatorit të Shqipërisë, vdes në moshën 99-vjeçare”, shkruan se “Nexhmije Hoxha drejtoi propagandën e ish-diktatorit. Gruaja e tij vdiq në shtëpinë e saj, e rrethuar nga libra dhe foto të burrit të saj, fëmijëve dhe nipërve dhe mbesave që ajo kishte marrë me vete kur u dëbua nga vila e tyree epokës komuniste.

Ajo drejtoi makinën e tij të propagandës, një institut të Marksizmit dhe Leninizmit dhe Frontin Demokratik – një organizatë ombrellë që shërbeu si një mjet i kontrollit të Partisë Komuniste”.

“Vdes Nexhmije Hoxha, gruaja e diktatorit shqiptar”, shkruan “The Washingon Post”.
“Në 1991 ajo u burgos dhe në 1993 u dënua me 11 vjet burg për korrupsion dhe abuzim me paratë publike. Ajo u la e lirë katër vjet më vonë pas një amnistie”, shkruan gazeta.

France24 raporton se “e veja e ish-diktatorit komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha, ka qenë personalisht e përfshirë në ekzekutime dhe dëbime gjatë regjimit”..

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here