Mediat e huaja: Papa Françesku anulon vizitën në Romë një ditë pasi u solidarizua me të prekurit nga koronavirusi…

0
99

Papa Francesku u detyrua që të anulojë një vizitë në Romë, ku do të takohej me klerikë te tjerë, për shkak se ai shfaqi shenja të sëmundjes së lehtë.

Raportimet e mediave globale bëjnë me dije se, Papa kishte shfaqur shenja të një sëmundjeje të lehtë, e kjo e detyroi atë që të mos marrë pjesë në një ngjarje në bazilikën e Shën Gjonit Lateran në Romë të enjten në mëngjes. Një zëdhënës deklaroi se Papa për momentin poqëndron në Vatikan dhe se ai preferoi që të rrijë në qytet sesa të udhëtojë, shkruan Daily Mail.

Nuk ka asnjë komunikatë nga Vatikani se çfarë lloj sëmundjeje mund të ketë Papa, por ai u pa duke kollitur e peshërëtirë të mërkurën. Sëmundja e çuditshme e Papës vjen një ditë, pasi ai puthi kokën dhe preku fytyrat e disa njerëzve, në Sheshin e Shën Pjetrit, duke thënë se ai kishte solidaritet me ata që vuanin nga koronavirusi.

Italia aktualisht është ndër vendet më të prekura europiane sa i takon sëmundjes të koronavirusit. Vetëm në Romë u shënuan 3 raste të prekurish nga koronavirusi, por për fat të mirë nuk kishte asnjë viktimë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here