Më 2 mars, të gjithë në këmbë kundër diktaturës së bardhë

0
130

Situata politike shqiptare po ndeshet me fenomenin më të rrezikshëm që kalon një shoqëri liberale demokratike. Sepse kjo që po ndodh këtu është realizimi i një investimi politik nga e majta evropiane që nga vitet ’60 dhe sot gjen realizimin e saj praktik edhe në vendin tonë.

Mbas viteve ’60 kriza e të majtës botërore pësoi dështime të mëdha si teori e markzismit, pasi proletarët dhe borgjezët nuk kishin më kontradikta dhe kapitalizmi po triumfonte mbi teoritë liberale konservative botërore, teori që  ishin sfiduar dhe ishin haptas fituese ndaj markzimit. Pra, kjo luftë fitoi në vitet ’60-të kur filozofitë e majta nisën të kritikonin marksizimin si teori sepse tani nuk kishte me proletare dhe  borgjezë, por shtypesa dhe të shtypur.  Që do të thotë se të shtypur ishin gratë, si forcë e parë, racat dhe njerëzit me devijime seksuale, si dhe rryma të tjera të shoqërisë.

Si rezultat i këtij devijimi ideologjik nisi qysh atëherë një propagandë e madhe se si të realizohej një luftë kundër sistemit liberal konservator, – teorive konservatore, ose edhe atyre  centriste, – duke predikuar teza të reja e gjetur mënyra me teza të ndryshme që të realizojnë këtë qëllim.

Dhe dukshëm, kjo luftë e madhe nisi në vitet ’90-të kur përfaqësuesi kryesor i kësaj të majte postmoderne  ishte Xhorxh Soros, një person i dyshimtë që nga hiçi, u gjet miliarder me një pasuri miliardesh. Ai nisi një investim të paparë me ftesën e re për “shoqëri të hapura”, një hap i parë, për të vazhduar realizimin e tezave të tyre.

Por, cilat ishin këto teza?

Kapja totale e shoqërisë civile, më pas në uzurpimin total të mediave, drejt investimit për kapjen e gjyqsorit, pasi kuptuan se me këto tre armë të fuqishme, s’kishte rëndësi se kush qeveriste, sepse natyrshëm bëhej e pamundur qeverisja.

Ndërsa në rastin e Shqipërisë u eksperimentua, dhe realizua kjo gjë. Le të shohim! Nga viti ’90-të që, kur Shqipëria hyri në sistemin kapitalist, investimet e këtij Fondacioni për “Shoqëri të hapur”, shkuan për ndërtimin e OJQ-ve, OJF-ve, si dhe shoqërisë civile.

Dhe po të shihet këto organizata janë kapur nga tentakulat e këtij oktapodi, siç Institutet Shkencore apo Instituti i Medias, duke hedhur hapin e parë.

Hapi i dytë ishte investimi i mediave që nga gazetat e pakta të pavarura që kishte filllimisht, dhe gradualisht duke ndikuar dhe vënë nën kontrollin total qoftë televizionet dhe median e shkruar.

Investimet e Fondacionit arritën deri në pushtetin qëndror, sepse arriti që të merrte në dorë partinë Socialiste dhe ta kishte nën komandën e vet. Nga ana tjetër po bëhej gati skema për kapjen e hallkës së fundit, sistemin gjyqsor, si kolona e pavarure gjithë sistemit.

Në fakt, reforma për gjyqsorin nuk nisi në Shqipëri, por në vende të tjera të Ballkanit si në Rumani, Maqedoni ku dështuan, dhe rezultuan të pasukseshëm!

Në Shqipëri duket se terreni për instalimin e teorisë së Sorosit pati sukses, u arrit që gjyqsori të kapej totalisht, reforma të realizohej nga ky establishment, duke krijuar në të gjitha hallkat e saj, në kundërshtim dhe të saj pak mundësie, të votohej nga mazhoranca më e madhe në histori, nga 140 vetë. Automatikisht në mënyrë antikushtetuese çdo mekanizëm, institucion që doli nga kjo reformë u kapën të gjitha, duke vendosur në pikat kyçe njerëzit e tij, të komanduar.

Kjo u realizua falë edhe gabimeve, me dashje ose padashje, të opozitës shqiptare, ku edhe aty Sorosi kishte depërtuar me njerëzit e vet. Dhe ja ku jemi në finale: Shqipëria, të gjitha pushtetet e saj të pavarura komandohen nga një dorë. Pushteti gjyqsor, Parlamenti, Qeveria, Mediat, vizive e të shkruara, Shoqëria civile qw janë futur nën kontrollin e plotë të një dore, që drejton nga lart dhe me urdhër. Kjo e ka çuar Shqipërinë në një kaos total, pa asnjë ndarje pushteti. Sot vendi po drejtohet nga qeveri paralele, diktatoriale.

E vetmja hallkë që Sorosi nuk arriti të merrte në Shqipëri ishte Presidenca, që fatmirësisht është i vetmi institucion që po reziston kundër këtij regjimi për të kapur hallkën më kryesore siç është Gjykata Kushtetuese. Sepse me gjithë format e tjera që janë duke provuar, për të shkarkuar presidentin duke krijuar kauza fallco, duke shpikur ligje antikueshtetues, këta duan të realizojnë dhe këtë pengesë fundore. Por, për fat të mirë në Shqipëri, Presidenti i Republikës i ka vënë gjoksin kësaj situate, që është më e rrezikshmja, tejet e agravuar, në krizën më të thellë që ka kaluar ndonjëherë, si shpopullimi masiv! Njerëzit janë të pafuqishëm ndaj këtij regjimi duke zgjedhur rrugën e largimit, braktisjes së vendit. Prandaj është detyra qytetare e çdo shqiptari, të dalin të protestojnë në mbrojtje të Kushtetutës, t’i përgjigjen thirrjes së Presidentit në mbrojtje të lirisë e demokracisë, shtetit shqiptar, Shqipërisë, – si e vetmja alternativë e fundit për të larguar këtë kaos politik, që e ka degraduar shoqërinë shqiptare në mjerimin më të madh që ka pasur në historinë e saj. Ndaj, më 2 mars, të gjithë në këmbë kundër diktaturës së bardhë. Redaksionale/ standard.al

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here