Kreu i antimafies flet për mbështetje politike, Balliu: Në qeverinë e Ramës, kriminelët kanë pastruar paratë e tafikut të drogës…

0
127

Ish deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka reaguar me në postim në facebook mbi situaten kriminale dhe të trafikut të drogës ku protagonistë janë krimi i organizuar i cili sipas tij nën qeverinë Rama, “kanë pastruar paratë e tafikut të drogës me leje ndërtimi, me tendera dhe koncesione”.

Balliu ka shpërndarë bashkë me postimin e tij edhe një video të kreut të antimafias italiane Frederico Calfiero De Raho që flet për këtë çeshtje.

Ja postimi i plotë

FUQIZIMI I KRIMIT, ARRITJA MË E MADHE E EDI RAMËS NË 6 VITE

Kryeministri i votave të vjedhura me kriminc nuk e mbulon dot partneritetin e tij me bosët kryesorë të krimit të organizuar në Shqipëri.

Në qeverinë e tij, kriminelët kanë pastruar paratë e tafikut të drogës me leje ndërtimi, me tendera dhe koncesione.

Është mbështetja politike e qeverisë së Edi Ramës që ka fuqizuar krimin shqiptar, për të cilin flet kreu i antimafies Italiane.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here