Koronavirusi vazhdon të përhapet!!! Rasti i parë me koronavirus në Danimarkë, Norvegji…

0
149

Koronavirusi vazhdon të përhapet në të gjithë botën. Danimarka, Norvegjia dhe Estonia janë vendet e fundit që njoftojnë rastet e tyre të para.

Pacienti në Norvegjinë veriore u testua pasi u kthye nga njëra prej zonave të prekura nga koronavirusi në Kinë, sipas Institutit Norvegjez të Shëndetit Publik.
Instituti e konsideron rrezikun e infeksionit nga individi si shumë pak të mundshëm. Personi është vendosur në karantinë në shtëpinë e tij.

CNN Berlingske Media raportoi se një gazetar në një kanal TV në Danimarkë është rasti iparë i konfirmuar në vend.

Gjithashtu, Estonia njoftoi gjithashtu rastin e parë të konfirmuar të virusit.

Ministri i Çështjeve Sociale Tanel Kiik tha për Televizionin Eesti (ETV) se personi i infektuar ishte një shtetas i Iranit që erdhi në Estoni të Mërkurën. Pacienti ndodhet në karantinë.

Ndërkohë edhe në Rumani është konfirmuar rasti i parë më koronavirus. Pacienti është një djalë 20 vjeçar i cili punonte në një restorant në pronësi të një shtetasi italian.

Ai do të mbahet në karantinë në shtëpinë e tij së bashku me 7 anëtarët e familjes së tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here