Standard.al

INTERVISTA/ Meta në “Opinion”: Autor i puçit, Rama. Beteja e jetës time, rikthimi i Kushtetutës së vitit 1998

0

 

Presidenti i Republikës Ilir Meta ishte i ftuar mbrëmë në emisionin “Opinion”, ku tha se autori i puçit të shtetit mbetet kryeministri Rama. “Institucionet nuk funksionojnë. Presidenti i ka bërë të gjithë gjërat si zyrtar serioz. Çfarë të bëjë Presidenti kur parlamenti, KED dhe qeveria bëjnë puç kundër presidentit, nuk mund të pushtohet me grusht shteti presidenti. Nëse shqiptarët thonë se duke pritur e duke fjetur e duke parë telenovela do vijë ndonjë mrekulli… unë tani e kam, të qartë se pupulli do të vendosë legjitimitetin. Në 2 mars do ndodhë manifestimi më i bukur ku qytetarët do të dalin për legjitimitetin. Janë të ftuar të gjitha partitë” – tha Meta.

Presidenti ka paralajmëruar revolucion, nëse sipas tij, nuk do të funksionojë Prokuroria e Posaçme, për të zgjidhur ngërçin e Gjykatës Kushtetuese.  “Unë në shesh do t’i drejtohem popullit, do ta dëgjoj. Unë i shfrytëzova të gjitha mundësitë e mia. Do të përshkallëzojë veprimet. Unë e kam të bindur se populli shqiptar e ka të qartë se tani është një betejë finale për të rivendosur rendin kushtetues, demokratik e llogaridhënës”, tha Meta.

Më tej, Kreu i Shtetit shtoi se nuk jep dorëheqjen, pasi sipas tij, do të vijë Baton Haxhiu të bëhet President i Shqipërisë. “Të ik unë e të dal Batoni Presidenti i Shqipërisë. Nuk iki dot, jam betuar mbi Kushtetutë. Presidenti i Rumanisë vajti e protestoi”, theksoi Presidenti.

Presidenti Meta ka sqaruar skemën, që sipas tij, tregon manipulimin e botimit të aktit të KED në Fletoren Zyrtare nga ministrja Gjonaj. Sipas Kreut të Shtetit, ky është një krim i rëndë, që mund të hetohet për 10 minuta. “Ky është krimi më i rëndë dhe më i lehtë për t’u hetuar, 10 minuta punë do. Mos të merremi me këtë zonjën falsifikatore. Nuk merrem me reagimet e saj. Ajo ka rrëmbyer kompetencat e mia.  Si mund të merem unë me një falsifikatore, e para. E dyta, gjuha ime është shumë korrekte. Ajo më ngatërron me gjuhën e Monikës, atë ta zgjidhin me njera tjetrën. Zonja në fjalë të shkojë të tregojë shokët tek SPAKU. Nuk do të ketë asnjë ditë ndalesë pa zbardhjen e kësaj afere kriminale, një krim kushtetues, që përfshin kuvendin, gjyqësorin, ( që është Dvorani) dhe Ministrinë e Drejtësisë që duhet te jetë garante e respektimit të kushtetutës dhe ligjit. Nuk ka Shqipëria institucion më të rëndësishëm se Gjykata Kushtetuese. Është e barabartë me Kushtetutën vetë. Një Gjykatë Kushtetuese me filmat që bën Dvorani, që bën kjo zonja, që bëjnë të gjithë ata Sekretarët e Përgjithshëm atje, e bëjnë këtë kushtetutë të shenjtë, një letër pa vlerë dhe pa asnjë rëndësi.”, tha Meta.

Rikthimi i Kushtetutës së ‘98

Më tej  në emision Meta ka pohuar se beteja e jetës së tij është rikthimi i Kushtetutës së vitit 1998. “Angazhimi i jetës sime politike është që të rikthehet Kushtetuta atje kur u votua në 1998. E lehtë nuk do të jetë, por tani e kuptojmë se çfarë ndodhi me ndryshimet e 2008-s. Institucioni i Presidentit nuk komprometohet duke mbrojtur Kushtetutën. Institucioni i Presidentit komprometohet duke u fshehur nga presioni që bëhet për të ligjëruar një bandë në krye të shtetit që shkatërron demokracinë dhe shtetin e së drejtës.”

Më tej, Kreu i Shtetit tha se i ka të qarta të gjitha skenarët për të shpëtuar Shqipërinë nga ky puç. “Meta i ka të qarta të gjitha skenarët për të ardhmen për të shpëtuar Shqipërinë nga ky puç. Ilir Meta ka bërë disa gabime, se iu ka dhënë besim njerëzve. Tani Ilir Meta e ka besimin vetëm këtu te Kushtetuta”, shtoi Presidenti.

Kritika edhe opozitës

Gjatë emisionit “Opinion”, Presidenti Meta kritikoi dy herë opozitën duke deklaruar se ajo ka bërë gabim historik për largimin nga institucionet. “Ata kanë bërë një gabim historik me largimin nga parlamenti. Ashtu si Edi Rama ka një përgjegjësi historike që vrapoi për t’i zëvendësuar. Sipas Kushtetutës një deputet duhet 30 ditë për ta zëvendësuar. Ilir Meta i është drejtuar shqiptarëve për të kthyer rendin kushtetues”, tha Meta.

Presidenti tha se megjithëse mazhoranca ja ktheu dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit, populli u përgjigj duke mos marrë pjesë në votime. Por duke iu kthyer cështjes së 13 tetorit të cilën ai e dekretoi si datën e re të zgjedhjeve, Meta shtoi se fakti që në atë ditë ato nuk u zhvilluan është faji i opozitës. “Mazhoraca ja ktheu dekretin presidentit por populli fare bëri. Nuk doli në votime 5% dolën. 27 ditë që të dilnin rezultatet 13 tetori ishte gabimi i opozitës”, tha Presidenti.

Pjesë nga diskutimet:

Mentor Kikia: Thirrja për manifestim mban era revolucion

Ilir Meta: Po qe se ka ardhur koha për revolucion, revolucion. Po nuk funksionoi SPAK-u, revolucion. Revolucion për zbatimin e ligjit për zbatimin e kushtetutës. Ata do vinë për veten e tyre. Garanci kanë qytetarët për të drejtat e tyre?

Mentor Kikia: Ftesa për të rivendosur rendin kushtetues është që populli të marshojë në të gjitha mënyrat

Ilir Meta: Populli të tregojë në mënyrën më paqësore dhe evropiane. Ska lidhje kjo me ilir metën as me Edi Ramën mos e kthejmë në personale.

Mentor Kikia: Mund të përfundojë në protesta të dhunshme

Ilir Meta: Po të jetë nevoja për forcë Ilir Meta thërret 1000 veta si vetja e vetë. Ilir meta do të dëgjojë zëri e popullit.

Meta: Si mund të merem unë me një falsifikatore, e para. E dyta, gjuha ime është shumë korrekte. Ajo më ngatërron me gjuhën e Monikës, atë ta zgjidhin me njera tjetrën.

Fevziu: Si ta zgjidhin, Zonja Kryemadhi është bashkëshortja juaj, është kryetare e partisë që keni krijuar ju…

Meta: Bashkëshorte, është në shtëpi, nuk është në sjelljen time si president. Zonja në fjalë të shkojë të tregojë shokët tek SPAKU.

Fevziu: Ajo zonja është Ministrja e Drejtësëisë së Shqipërisë, që pretendon se Presidenti ka një hall të madh me reformën në drejtësi.

Meta: Presidenti i ka kapur në flagrancë, jo për meritë të presidentetit, se i ka pralajmëruar para dy vjetësh, po luani me Gjykatën Kushtetuese, po e lini vendin pa Gjykatë Kushtetuese, vetëm që të merrni kontrollin e saj dhe tek Gjykata Kushtetuese u kam thënë: vijë e kuqe, e kuqe flakë.

Fevziu:  Jepni dorëheqje, drejtoni një lëvizje politike  për të rikthyer legjitimitetin…

Meta: Unë të jap dorëheqje? Që të çohen ca firma me emrin e presidentit të Shqipërisë për t’i bërë ca punë të mbrapshta për çështjen kombëtare?

Fevziu: Po si, presidenti do dali në manifestime?

Meta: Po të iki unë dhe të bëhet Batoni President i Shqipërisë. Unë e dua shumë Batonin, por nuk iki dot.

Fevziu: Batoni po u bë, bëhet president i Shqipërisë dhe Kosovës.

Meta: Skam vëretje, por unë unë jam betuar mbi kushtetutë deri në 24 Korrik 2022.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.