Heroi i komandove përkrah Metës, bëjnë gjestin me shqiponjën: Në 2 mars në mbrojtje të Kushtetutës!

0
96

Heroi i komandove Dritan Demiraj ka udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Tiranës, për të marrë pjesë në manifestimin e 2 marsit, i thirrur nga presidenti Ilir Meta në mbrojtje të Kushtetutës.

Ka qenë vet ish-ministri i PD-së që ka bërë të ditur këtë fakt, ndërsa shfaqet në një foto me Metën, duke bërë të dy simbolin e shqiponjës me dorë.

REAGIMI I DEMIRAJT

Te nderuar bashkekombas!
Situata politike ne Shqiperi nuk ka qene asnjehere me keq se sot. Vendi po futet ne diktature dhe sot me shume se kurre eshte mundesia e fundit per te reaguar.

Rilindja pasi mori te gjithe pushtetet ekzekutive, legjislative, gjyqesore, mediat, me PPP-te, kanabizimin e te gjithe vendit, etj tani ka vendosur qe te shkaterroje dhe gurin e fundit te shtetit Shqiptar: Kushtetuten e Shenjte te Republikes se Shqiperise.
Prandaj se bashku me shume bashkekombas nga Neë Yorku, Neë Jersey, Michigani, Chicago dhe Bostoni kemi ardhur ne Shqiperi per tju pergjigjur thirrjes se Komandantit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura Z. Ilir Meta per shpetuar demokracine dhe per te mos lejuar vendin te kthehet 30 vjet prapa.

Megjithese sot Presidenti Meta kishte nje dite shume te ngarkuar, perseri me dha mundesine dhe kenaqesine qe ta takoja ne zyre.

Ne kemi ardhur nga Amerika, po ju vellezer dhe motra do na bashkoheni?

Kushdo qe e do me zemer vendin, te bashkohemi ne mitingun paqesor te dates 2 mars ne oren 17:00 ne mbrojtje te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise njelloj siç e mbrojne dhe qytetaret amerikane Kushtetuten e SHBA-ve.

D.D. Tirane. Shqiperi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here