Frika më e keqe e mjekëve: Gruaja japoneze del pozitive dy herë me koronavirus

0
129

Një grua japoneze është bërë gruaja e parë në botë që e ka kapur koronavirusi dy herë.

Një turiste nga Osaka është infektuar me virusin e njohur tashmi si COVID-19 për herë të dytë.

Infektimi i saj konfirmon frikën e shprehur nga shkencëtarët që imuniteti i prekur nga sëmundja mund të ishte relativisht i shkurtër në kohë, shkruan Mirror.

Testimi i saj për herë të dytë me koronavirus erdhi pasi numri i rasteve të konfirmuara në Japoni u ngrit nga 16 në 186, pa shtuar këtu edhe 704 vetë të diagnostikuar në jahtin Diamond Princess.

Dr.Babak Ashrafi, shpjegoi vështirësitë e parashikimit të mënyrës se si virusi mund të sillej me kalimin e kohës.

“Ekspertët janë të zënë duke mbledhur informacione nga ata që janë infektuar që të shohin se si do të reagonte sistemi imunitar dhe për sa kohë do të mbesnin imun,” tha ai.

“Ne e dimë se kur merrni virus, trupi juaj mëson se si ta luftojë atë. Sidoqoftë, si mendjet tona, trupat tanë harrojnë me kalimin e kohës se si ta bëjnë atë gjë dhe imuniteti mund të preket pas infeksionit fillestar.”

Fakti që njerëzit mund ta marrin sëmundjen dy herë brenda një periudhe të shkurtër kohore rrit impaktin potencial të sëmundjes.

Tashmë, mbi 80 mijë njerëz në mbarë globin janë prekur nga koronavirusi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here