Standard.al

‘Doja të shisja dyqanin, ajo nuk pranoi’/ Del shkaku i sherrit që solli vrasjen e gruas…

0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur paraditen e mërkurës, qytetin e Durrësit. Burri ka qëlluar bashkëshorten me levë brenda një dyqani metrazhesh duke e lënë të vdekur në vend.

Menjëherë pas krimit autori është shoqëruar në polici duke dhënë dëshminë e tij. Prej disa kohësh çifti i bashkëshortëve kishin konflikte të herëpashershme, por ajo që e çoi ngjarjen me pasojë vdekjen e Hajdije Tosunit ka qenë një debat i çastit.

Siç raporton ABC News, autori ka dëshmuar në polici se gjithçka nisi për çështjen e dyqanit.

“Shkak për konfliktin është bere një zënke qe patëm për çështjen e dyqanit. Punët aty s’po ecnin mirë dhe i thashë ta shesim. Aty nisi gjithçka.  Ajo nuk donte. Llaf pas llafi situata u agravua. Në gjaknxehtësi e sipër e qëllova me hekurin që mbyllim qepenin (shufër hekuri me ganxhë), e godita në kokë”, ka thënë Ruzhdi Tosuni përballë oficerëve.

Ajo tentoi të dilte nga dyqani por e tërhoqa brenda dhe e qëllova sërish. Nuk isha në vete në ato momente. E humba toruan fare”, ka qenë dëshmia tronditëse e autorit.

Ngjarja e rëndë që u shënua ditën e djeshme në Durrës, ka tronditur opinionin publik, pasi ky ishte rasti i dytë brenda 24 orëve të krimit në familje.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.