Diferenca fillon nga morali, jo nga taksat! Budallaçkë e vogël, ty të shkon Nexhmija…

0
158

Nga Elona Caslli

“ Budallaçkë e vogël” ka qenë një këngë, që ke kënduar në festival shoqja Shkurta. Vendosa ta risjell në vëmendjen tënde dhe të ndërhyj në titull, për të çnderuar shoqen Nexhmije.

-Budallaçkë e vogël, ty të shkon Nexhmija!

Budallaçkë e vogël, me hartimin që ke bërë për nëna Mijen, në ditën e shporrjes nga jeta, nuk ke bërë gjë tjetër, veçse ke vërtetuar përmbajtjen tënde dhe dashurinë tënde pa kushte kundrejt familjes Hoxha.

Budallaçkë e vogël, a e ke hapur ndonjëherë dollapin e nëna Mijes?!
Hape, budallaçkë e vogël! Do të gjesh mijëra skelete brenda atij dollapi!

Apo mos ndoshta e ke hapur Budallaçkë e vogël dhe i ke numëruar kufomat e nëna Mijes?!
Nuk do të më çudiste aspak ky fakt. Madje imagjinoj që mund të keni luajtur me kufomat.

Me pak fjalë, Budallaçkë e vogël, loja e kukullave është zëvendësuar me lojën e kufomave.
I ke thënë nëna Mijes në mëngjes- A luajmë kufomash?!
Dhe nëna Mija, një grua që vinte era gjak, e ka pasur fort në zemër këtë lojë.

Keni ngrënë mëngjes dhe keni luajtur me kufomat deri në mesditë; pastaj nëna Mija duhet të hante drekë.
Me përpikmërinë që nëna Mija vriste fëmijë e të rritur, po me atë përpikmëri ushqehej.

Pastaj, Budallaçkë e vogël, sipas hartimit që ke shkruar, pasdite i bëje foto nëna Mijes.
Këndin e dritës, kush e zgjidhte Budallaçkë e vogël?!

Yt shoq nuk ka qenë për një kohë të gjatë pranë teje. Ka qenë i mbyllur atje, tek ai vendi, ku nëna Mija dërgoi elitën e kombit dhe krijoi Njeriun e Ri.

Ti je Njeriu i Ri, budallaçkë e vogël.

Nëna Mija me siguri të ka premtuar që do ta nxirrte nga ai vend, teksa shkruante kujtimet e xhelates mbi fletën e bardhë.

Nëna Mija, i realizonte të gjitha planet, ke shkruar ti. E realizoi dhe planin për ta nxjerrë nga ai vendi, tët shoq.

Ligjet zbatohen veçse për popullin. Për familjen Hoxha nuk ka ligj.

Budallaçkë e vogël,je nuse tek thertorja e familjes Hoxha!
Ti nuk ke hyrë nuse, në në familje normale. Ke hyrë nuse në një thertore!

Nëse për shqiptarët e ndershëm, kur largohen nga jeta, thuhet- U hapën dyert në shtëpinë e filanit, për nëna Mijen thuhet:
– U hapën dyert e thertores Hoxha.

Post Scriptum- Budallaçkë e vogël, kujdesu kur të bësh kafet tek thertorja Hoxha.Mos abuzo me sasinë e kafes, se mund të ndodhë që të gjykohesh, ashtu siç u gjykua nëna Mija.

Image may contain: 1 person, outdoor
Image may contain: one or more people, shoes and outdoor
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here