Standard.al

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kallëzon penalisht Arbian Maznikun: Ka shpërdoruar detyrën…

0

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit (AMT) ka kallëzuar penalisht nënkryetarin e bashkisë së Tiranës Arbian Mazniku. AMT shprehet se Mazniku ka shpërdoruar detyrën, pasi pranoi t`i paguhej fatura e hotelit nga firma “Fusha Shpk”, ndërkohë që kjo kompani ishte në konflikt interesi me bashkinë.

“Morëm një informacion, pasi prokurori i çështjes nuk ka pranuar pushimin e çështjes. Ne kemi ngritur një kallëzim penal të bazuar në ligj dhe prova. Është një kallëzim penal i bazuar në ligj dhe në prova.

Vetë të kallëzuarit prej nesh e kanë pranuar në prokurori që bileta me shifra ekstreme me 900 euro nata është paguar nga administratori i “Fusha shpk”, që ishte në konflikt interesi me Bashkinë e Tiranës. Ne na rezulton që “Fusha shpk”, duke qenë se bënte të tilla pagesa korruptive, merrte si shpërblim 50% të tenderave që jepte kjo bashki. Ne i kërkojmë KLP-së të hetojë këtë dosje dhe na duket shumë absurde vendos drejtuesja e komanduar e Prokurorisë së Tiranës.

Prokurori i çështjes nuk pranon pushimin, ndërsa drejtuesja e prokurorisë vendos kërkesën për pushim të këtij gjykimit. Realisht nuk është bërë asnjë hetim. Ne do bëjmë parashtrimet me objekt materiale.

Nuk mund të thuash ti një institucion shtetëror që nuk kishim kohë ne të bënim pagesën. Zyrtari është i ndaluar me ligj për të bërë pagesën. Ne do kërkojmë rikthimin e dosjes dhe hetimin. Kemi kallëzuar nënkryetarin e bashkisë Arbian Maznikun sepse është në konflikt interesi.

Ka kryer korrupsion të lartë duke pranuar pagesën e një tarife ekstreme. Për ne ka dyshime të arsyeshme se ka kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Nga ana tjetër kemi kallëzuar dhe administratorin e “Fush Shpk” pasi ka dyshime të arsyeshme se ka kryer korrupsion.

Kemi shumë besim te drejtësia, ne kemi dyshime se ky veprim ka ndodhur me dhjetëra raste në bashkinë e Tiranës.

Ne na bëri shumë përshtypje, që përpos faktit që nuk ishte prokurori që ka refuzuar pushimin e çështjes, nuk ishte as drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës që ka firmosur në mënyrë të kundërligjshme pushimin e çështjes,”-tha aktivistja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.