Standard.al

17 persona të dyshyar me koronavirus në vend, dalin analizat…

0

Task-Forca për koronavirusin në Shqipëri ka dalë në një deklaratë për media. Specialistja e ISHP-së Eugena Tomini, u shpreh se 17 persona ishin të dyshuar se mund të kenë qënë të prekur nga koronavirusi në Shqipëri, por të gjitha rastet kanë rezultuar negative.

Kemi zhvilluar analizat për 17 raste me koronavirus në Shqipëri, kryesisht qytetarë të rikthyer në atdhe dhe kanë shfaqur shenja temperature. Ka rezultuar se asnjëri prej këtyre rasteve nuk është i prekur me koronavirus. 3500 udhëtarë kanë ardhur në Shqipëri javët e fundit nga zonat ku është shfaqur virusi në Itali dhe shtete të tjera. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë temperaturë apo shenja të tjera, të qëndrojnë në shtëpi dhe të kontaktojnë me urgjencën. Ne kemi karantinë gati nëse do të ketë persona të prekur, e cila nuk ndodhet në QSUT”, – u shpreh Eugena Tomini.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.