Standard.al

Terhiqet Veliaj nga PPP, a do shembet Teatri?!

0

Pas njoftimit se Bashkia do ta ndertoje Teatrin me buxhetin e shtetit, duke deshtuar keshtu partneritet publik-privat, ka reaguar Alenca per Mbrotjen e Teatrit. Prej me shume se dy vite rezistence, ne mbrojtje te godines se TK, nje grup artistesh dhe qytetare, te prganiziar ne logon e Alencea kane leshuar nje deklarate, por ende mbetet pa saktesuar “vendimi” per shembje. Ne kete deklarate thuhet:

“Teatri Kombëtar, pasuri publike!

Qeveria dhe Bashkia me një deklaratë të mekur pranuan dështimin për të çuar deri në fund projektin kriminal për të shembur Teatrin Kombëtar.

Ligji special ra sepse në themel të tij kishte ndërtimin e Teatrit të ri me skemën e Partneritetit Publik-Privat – ky ishte dhe qëllimi i Ligjit, dhe nuk e dimë se ç’pritet akoma që Ligji të tërhiqet.

Projekti ra, sepse nuk kishte, nuk ka dhe nuk ka për të patur ndonjëherë lidhje me një teatër, ishte thjesht një qendër komerciale, porosi e oligarkëve dhe klikës në pushtet, për të krijuar një fabul që t’i hapte rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar.

Fitorja e parë e madhe është që prona publike i mbetet qytetarëve megjithëse është cënuar në një kohë të shkuar, dhe nuk do të tërhiqemi pa i rikthyer çdo centimetër të cënuar pronës së teatrit si pasuri publike.

Tani çështja është publike, dhe publiku do që godina të restaurohet, dhe ashtu do të bëhet.

Ne si Aleancë kemi komunikuar dhe mbajtur marrëdhënie vetëm me ata që kanë dëshiruar që ditën e parë restaurimin e Teatrit, konservimin e vlerave, me këtë matricë kemi dalë në publik dhe për këtë njerëzit na kanë mbështetur. Asnjë veprim nuk do të ndërmerret pa një konsultim të gjerë publik për projektin restaurator që i konservon më mirë vlerat që ka Teatri.

Kujdes, kjo nuk është fitore përfundimtare!

Kauza jonë është ndërtuar mbi themelet e drejtësisë, kjo është arsyeja që njerëzit na kanë mbështetur, se përndryshe do të përfundonim si ndonjë grup estetësh, ndaj ka qenë e pastër në mesazh dhe e pakontestueshme.

Kjo kauzë në kuptimin operativ do të mbyllet kur Teatri të futet në procesin e restaurimit, por si një kauzë për drejtësi nuk mund të mbyllet, derisa çdo qytetar i Shqipërisë të marrë drejtësi në çdo cep të territorit.“

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.