Standard.al

Teatri/ Bashkia Tiranë dështon në marrëveshjen me privatin, Mazniku: Do ta ndërtojmë godinën e re, kullat janë projekt i ndarë…

0

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbër Mazniku në një lidhje të drejtpërdrejtë në “News 24” deklaroi se bashkia do ta vazhdojë projektin për ndërtimin e teatrit të ri, por tashmë si një investim publik.

Ligji special nuk thoshte se patjetër do të ketë negocim. Kemi mundësi që ta bëjmë projektin si një investim publik. Projekti do të ngelet në vija të përgjithshme i ngjashëm. Këshilli Bashkiak do të vendosë. Për kullat, këto janë projekte të ndara me njëra tjetrën. Unë mendoj se është mëkat i madh që në mes të Tiranës të ketë një vend me rraqe dhe me sende të vjetra. Cdo studiues serioz ka thënë se rikonstruksioni i Teatrit Kombëtar na jep një projekt jo të mirë. Teatri i Metropolit është 100 vende, Teatri Eksperimental është i vogël po ashtu në parametra.  Projekti në vlerësimin paraprak ka qenë rreth 30 milionë euro. Shifra është rreth 30 milionë euro”, u shpreh Mazniku.

Mazniku u shpreh se nuk u arrit marrëveshje mes bashkisë dhe kompanisë private, për shkak se nuk arriheshin cilësitë që kërkoheshin.

“Nuk ishte brenda parametrave që ne kërkonim. Nuk u gjet marrëveshje me kompaninë. Ne do të bëjmë një projekt të mirë. Ka të bëjë me shumë gjëra, me sa salla duhen, sa të mëdha duhet të jenë. Grupi negociues ka negociuar për disa javë për një seri detajesh, që kanë të bëjnë me aspiratën e grupit të artistëve dhe me atë që kanë të bëjnë me cilësinë e Teatrit. Cilësitë nuk arriheshin dot nga kompania. Marrëvesghja nuk u arrit sepse kishte një sërë detajesh. Nuk ramë dakord për disa detaje. Bashkia Tiranë kishte një objektiv të qartë për t’i dhënë qytetit teatrin më të mirë të mundshëm”, tha Mazniku.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.