‘SOS’ në det, veliera me 3 të huaj në rrezik afër Currilave/ Vinte nga Mali i Zi, detajet e para

0
101

Nje veliere me 4 persona ne bord, tre turq dhe nje shtetas amerikan kerkon ndihme ne afersi te Currilave ne Durres.

“Panorama” meson se moti i keq me det të trazuar e kishte nxjerre afër bregut të detit mjetin lundrues qe ishte nisur nga Mali i Zi me destinacion Turqine.

Ekuipazhi dha sinjalin SOS që u kap nga kapitenaria e portit. Në ndihmë të tyre shkuan forcat e policisë kufitare dhe nxorën në breg 4 personat qe ishin ne bord. Ata u akomoduan në një hotel aty pranë.

Pasi të qetësohet deti do të shikohet mundësia e nxjerrjes së mjetit nga vendi me shkëmbenj nënujorë ku ajo ka ngecur. Gjendja e pjesetarëve të ekuipazhit paraqitet e mirë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here