Standard.al

Shqipëria e ka pru punën deri aty sa shtetin duhet ta mbrosh nga pushteti!

0

Nga Kim Mehmeti

Shqipërinë e rrezikon mortaja e ‘Rilindjes’ së Piktorit e jo koronavirusi, ‘Shqipëritë’ tona janë të mbuluara nga mbeturinat që i hedhim çdokund, si dhe nga pisllëku dhe plehu politik.

Shqipëria e ka pru punën deri aty sa shtetin duhet ta mbrosh nga pushteti, gjë që u ndodh vendeve të marra peng nga strukturat kriminale.

Dhe ato shtete janë pronë e regjimit e jo e popullit. Shqipëria prej moti është bërë pronë e ‘Rilindjes’ së Piktorit, ndërkaq shqiptarët në të janë si pengje të rrezikuar, që më kot presin shpëtim nga vendet e Perëndimit.

Problemi më i madh i politikanëve të llojit të Presidentit të Serbisë është se ata mundohen ta pajtojnë të shkuarën e vet kriminale me të sotmen e burrështetasit ‘paqendërtues’. Dhe këtë atyre ua mundësojnë ‘vëllezërit’ burrështetas shqiptarë të llojit të Piktorit dhe të Presidentit të Kosovës!

Politikanët tanë shtetrrënues kanë përkrahjen edhe të akademikëve të majmur në grazhdet e gjitha regjimeve, ata që thonë se Shqipërinë nuk e rrezikojnë burrështetasit zhvatës e hajdut, por gazetarët dhe ne që e kritikojmë Piktorin?!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.