RAPORTI! Ku përfundojnë paratë e shqiptarëve? 123 mln € gropë në buxhet nga koncesionet e HEC-eve

0
116

 

Ku përfundojnë paratë e shqiptarëve? 123 mln € gropë në buxhet nga koncesionet e HEC-eve

 

Buxhetit të shtetit i është shkaktuar një dëm prej 123 milionë eurosh nga 14 kontrata për ndërtimin e HEC-ve në vend. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka inspektuar kontratat me 14 sipërmarrje dhe në këtë auditim ka konstatuar shkelje në veprimtarinë institucionale të AKBN-së në fushën hidroenergjetike, sa i përket, ndjekjes së kontratat e lidhura nga shteti shqiptar në fushën hidroenergjetike, masave të marra, zbatimin e akteve ligjore e rregullatore në fuqi që rregullojnë veprimtarinë institucionale.

Shkelja e rregullave kanë sjellë ndikime të konsiderueshme në financat publike me një vlerë financiare prej rreth 15,2 miliardë lekë ose rreth 123 milionë euro, për të cilat KLSH me shkresën nr. 1442/23 datë 18.11.2019, ka depozituar indicie për ndjekje penale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka përfunduar auditimin “Mbi përputhshmërinë” në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) Tiranë, për veprimtarinë nga data 1.9.2016 deri në datën 31.12.2018. “Në këtë auditim u konstatuan shkelje në veprimtarinë institucionale të AKBN-së në fushën hidroenergjetike, sa i përket, ndjekjes së kontratat e lidhura nga Shteti Shqiptar në fushën hidroenergjetike, masave të marra, zbatimin e akteve ligjore e rregullatore në fuqi që rregullojnë veprimtarinë institucionale, të cilat kanë sjellë ndikime të konsiderueshme në financat publike me një vlerë financiare prej rreth 15,2 miliardë lekë (afërsisht 123 milionë euro), për të cilat KLSH, ka depozituar indicie për ndjekje penale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë”, – thuhet në njoftimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Nga auditimi me zgjedhje i 14 dosjeve të HEC-eve të cilët kanë përfunduar punimet, janë lidhur me rrjetin energjetik dhe janë futur në fazën e prodhimit rezultoi se, vlera e penaliteteve të llogaritura dhe më pas propozuar nga AKBN drejt Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) në rolin e autoritetit kontraktues, për moszbatim të kushteve të kontratës prej shoqërive zhvilluese, për të cilat nuk disponoheshin aktet administrativë për arkëtimin e tyre, vetëm për rastet e shqyrtuara, shkon në rreth 2 miliardë lekë.

Në dosjet e audituara rezultuan gjithashtu problematika sa i përket pajisjes me leje ndërtimi të shoqërive zhvilluese për kryerjen e punimeve të ndërtimit dhe mungesë e masave të marra nga autoriteti kontraktues në këtë drejtim.

Në dosjet e audituara nga KLSH nuk mungon llogaritja e penalitetit për mosrealizimin e prodhimit sipas detyrimit kontraktual për periudhën përpara daljes së VKM-së Nr. 332 datë 6.6.2018 ndërkohë që pas këtij vendimi janë thelluar më tej paqartësitë mbi llogaritjen. Kërkesave të AKBN-së për të qartësuar mënyrën e aplikimit të penaliteteve autoritetit kontraktues nuk rezultoi tu ketë dhënë përgjigje shteruese, megjithëse ndryshimet ligjore janë propozuar nga vet ky autoritet.

“Përgjithësisht në dosjet e HEC-eve mungonte sigurimi i kontratës/kontratave, sigurimi i punimeve, pajisjeve etj., dokumentacione këto të detyrueshme referuar “kontratës tip” të lidhur. Nuk gjendeshin raportimet me shkrim që duhet të bëra koncesionari pranë AK çdo tre muaj, për realizimin e programit të investimeve dhe në asnjë rast nuk u konstatua të jetë propozuar, ose mbajtur qëndrim (sanksione) ndaj shoqërive të cilat nuk përmbushin detyrimin kontraktual mbi raportimin periodik të ecurisë së kontratës referuar “Kontratës së Koncesionit”.

Në 11 raste të trajtuara nga grupi i auditimit, vlera e investimeve të situacionuara të HEC-eve, në mungesë apo tejkalim të lejes përkatëse nga organet kompetente për kryerje të punimeve të ndërtimit, sipas akteve ligjore në fuqi, ka ndikuar/mund të ketë ndikuar në përfitimin e padrejtë të TVSH-së, e cila për rastet e trajtuar llogaritet në vlerën rreth 13,112,040 mijë lekë.

Nuk evidentohen bashkëveprime për këto raste me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, megjithëse AKBN dhe DPT prej muajin nëntor 2015 kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi dhe janë angazhuar për shkëmbimin e informacioneve të ndërsjella si dhe kryerjen e kontrolleve të përbashkëta”, – thuhet në njoftimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Për periudhën objekt auditimi janë evidentuar llogaritje të pasakta të tarifave të oponencës për projektet e vlerësuara në vlerën rreth 5,5 milionë lekë, ndërkohë që mungon llogaritja dhe pagesa për katër raste për vlerën rreth 1,6 milionë lekë.

Për përmirësimin e performancës së veprimtarisë së AKBN, Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka përcjell institucionit 21 rekomandime për zbatim nga këto; 1 masë propozimi për ndryshime apo përmirësime në legjislacionin në fuqi, 12 masa për përmirësimin e veprimtarisë së institucionit me karakter organizativ, 3 masa për shpërblim dëmi ekonomik, 3 masa për shpërblim dëmi ekonomik deri në verifikimin e plotë të situatës si dhe 2 masa për menaxhim jo efektiv fondesh buxhetore.

===========

Autoriteti i Konkurrencës hap hetim për Bankers Petroleum

 

Pas grevës së urisë së naftëtarëve të rafinerisë së Ballshit, Autoriteti i Konkurrencës ka hapur një hetim ndaj kompanisë “Bankers Petroleum”. Autoriteti i Konkurrencës po heton kompaninë “Bankers Petroleum” për vendosjen e një konkurrence të lire dhe efektive në treg. Autoriteti duhet të marrë masa kundrejt çdo subjekti që shkel rregullat e konkurrencës.

“Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr.652, datë 10.10.2019 ka vendosur “Për hapjen e procedurës së hetimit te hetuar ndaj ndërmarrjes Bankers Petroleum Albania Ltd në tregun e prodhimit dhe tregtimit të naftës bruto”. Në zbatim te ligjit nr.9121/2003 “Per mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar, Autoriteti i Konkurrencës respekton procedurat ligjore sipas afave kohore të përcaktuara në të. Çdo procedurë hetimore i nështrohet këtyre afateve. Objekt i veprimtarisë së Autoritetit të Konkurrencës, nuk janë marrëdhëniet kontraktore midis palëve, të cilat bazohen në vullnetin e lirë dhe të plotë të tyre, por vendosja e një konkurrence të lire dhe efektive në treg, kundrejt çdo subjekti që shkel rregullat e konkurrencës. Autoriteti i Konkurrencës, bën me dije se është i përkushtuar në trajtimin e këtij hetimi, sipas rregullave dhe afateve ligjore, dhe në përputhje me standartet ligjore të Bashkimit Evropian”, thekson në njoftimin e vet zyrtar Autoriteti.

========

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here