“Limoz Dizdari pro kauzës së Presidentit”, Meta: Mirënjohje e zjarrtë për një prej reformatorëve të PS

0
128

Kompozitori shqiptar dhe ish- deputeti i PS-së Limoz Dizdari është pro kauzës së Presidentit Ilir Meta dhe pohon se ai do të jetë në shesh në 2 mars.

Ilir Meta shprehet nga ana tjetër me një status në FB se Dizdari është një artist i madh, dhe një prej reformatorëve të PS me kontribute historike se Kushtetuta e 1998 që Meta e konsideron si një nga më demokratiket në Europë.

STATUSI I ILIR METËS

Një mirënjohje e zjarrtë i shkon sot kompozitorit tonë të madh Limoz Dizdari, për solidaritetin e tij me kauzën mbarëkombëtare për mbrojtjen e Kushtetutës së Shqipërisë.
Aq më tepër kur vjen nga një artist i madh me kontribute të spikatura publike, dhe nga një prej reformatorëve të Partisë Socialiste me kontribute historike, që me vizionin e tyre e bënë Shqipërinë me një nga Kushtetutat më demokratike në Europë.

Ja si e bënin Kushtetutën socialistët e ndershëm e patriotë ne vitin 1998. Ndërsa sot shkelet e përdhoset me pabesi dhe poshtërsi ndaj sovranit që e votoi më 22 nëntor 1998 me Referendum.
Faleminderit Profesor Limozi!
Jam shumë herë më i bindur në drejtësinë e kauzës tonë të përbashkët!

 

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/132668301412552/?t=1

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here