Standard.al

Kreu i Farmacistëve Shqiptarë tregon pse u rrit çmimi i maskave: Kina ktheu mbrapsht furnizimin

0

Pas shqetësimit të ngritur për rritjen e çmimit të maskave, reagon edhe kreu u Farmacistëve Shqiptarë, Diana Toma.

Diana Toma shprehet se rritja e cimeve ka ardhur pasi depot i kanë shitur produktet me çmime më të larta.

Ajo ka shtuar se Kina ka kërkuar që të kthehen mbrapsht maskat që janë importuar më herët dhe nuk ka sjellë furnizime të tjera.

Diana Toma: Rritja e çmimeve ka ardhur pasi depot i kanë shitur produktet me çmime më të larta, farmacistët kanë faturat për këtë. Pas shpërthimit të epidemisë, Kina ka kërkuar që t’i kthehen mbrapsht maskat që më herët ka importuar dhe nuk ka sjellë furnizime të tjera. Për pasojë, depot furnizohen nga vendet e rajonit. Nuk mund të jap një afat për uljen e çmimeve pasi kjo do të varet nga ndërhyrja e institucioneve të tjera shtetërore

Situata me koronavirusin në Itali ka përhapur jo pak panik dhe te qytetarët shqiptarë.

Ata kanë nxituar që të blejnë maska mbrojtëse dhe dezinfektantë, por në farmaci këto produkte kanë munguar, ndërsa ato pak që kanë mbetur, janë shitur me çmime të shumëfishuara.

Ndërkohë, prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për abuzimet me çmimet për produktet që shërbejnë për parandalimin e simptomave të gripit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.