Standard.al

“Jemi në një terr informativ”, mjeku Petrit Vargu jep alarmin: Nuk ka asnjë karantinë në pikat kufitare

0

Pas përhapjes së koronavirusit në Itali ku janë shënuar disa vdekje dhe qindra të infektuar është rritur ndjeshëm shqetësimi dhe në vendin tonë.

Mjeku Petrit Vargu i ftuar në Fax News u shpreh se vendi jonë është në një terr informativ dhe se mungon transparenca nga ana e intitucioneve shtetërore mbi gjendjen në vend.

Po ashtu Vargu shtoi se ështëe dukshme se në pikat kufitare karantina nuk ka, ndërkohë që shtoi se karantinat duhet tëngrihen jashtë qendrave të banuara.

“Kjo përhapet me shpejtësi shumë të madhe dhe me 2.3 përqind shkakton vdekjen. Kjo futet tek një sëmundje e rrezikshme, sepse nuk ka ende një ilaç. Në vendin tonë, ashtu siç e shikoni jemi nën trysninë e deklarateve të cilat të bëjnë që mos të vlerësosh situatën. Mendoj se transparenca mungon.

Në këto kushte askush nuk mund të gjykoj dot për kapacitet dhe thënë kjo nuk mund të japim asnjë logjikë, sepse kemi një terr informativ. Gjithë populli duhet të jetë në alarm sepse e gjithë Europa është në alarm.

Mënyra sesi këto e kanë menduar, është e dukshme se karantinë nëpër pikat kufitare shqiptare nuk ka. Nga të gjitha anët të kthejme kokën, kemi shtete që janë infektuar.

Këtu karantina nuk do të ngrihet kurrë, mënyra sesi ne e kemi ndërtuar nuk mundet. Këtu ka një gjë se këtu mund të kenë individualizuar spitalet për të shtruar pacientët në rastine e kësaj sëmundjes, por karantina duhet të ngrihet jashtë qendrave të banuara.

Në mënyrë apsolute duhet të merreshin masat. Kontrolli i masave që po bën Italia, do të duket pas 20 ditësh, nëse ky numër do të vijë duke u ulur, ateherë masat kanë qenë efikase.”-tha Vargu.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.