Standard.al

Itali/ Doktori shërohet nga koronavirusi: Qytetarët të ndjekin rregulloren e higjenës dhe të mos panikosen

0

Një mjek në zonën e Piacenzas në Itali i cili është i infektuar me koronavirus tashmë duket se është kuruar pjesërisht.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, për të gjithë qytetarët ai i bën thirrje atyre që të mos përhapin panik.

Edmondo Vetrugno, gjithashtu shpjegoi historinë e tij. Në 21 shkurt u shtrua një paciente në spitalin e Condogno me temperaturë të lartë.

Ishte pikërisht Vetrugno i cili e vizitoi atë. Për siguri, të gjithë personat me të cilët ajo ishte takuar ditët e fundit iu nënshtruan testeve mjekësore nga të cilët të gjithë rezultuan negativ.

Por për doktorin nuk ishte e tillë pasi atij iu shfaqën disa simptoma të ngjashme si temperaturë e lartë dhe kollitje.

Pas disa ditësh ai shprehet se nuk ka më simptoma dhe se do të vetëizolohet në shtëpi.

Sipas tij e gjithë situata që është krijuar, i gjithë paniku është pa sens. Atyre që duhet t’i kushtohet më shumë vëmendje tani janë të moshuarit.

Në fund të shkrimit, ai i bën thirrje qytetarëve që të mos panikosen, por mjafton që të ndjekin rregulloren për mbajtjen e higjenës të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.