“Harbutëria e qeverisë ndaj shkollës “Udha e Shkronjave”, nuk është e para… Me sa duket as e fundit”

0
106

Nga Ylli Manjani

 

Harbutëria e qeverisë ndaj shkollës “Udha e Shkronjave”, nuk është e para. Mesaduket as e fundit.

E kanë bërë rrugë që çdo gjë normale e dënojnë. E ndëshkojnë. Madje edhe e dhunojnë. Me sa e si të të munden!

Shkolla mori një vendim sovran, të ofrojë mësimin on line, për pak kohë, sa të kalojë periudha e rrezikut. Dhe rreziku është real, jo i supozuar. Vetë qeveria thotë se ka marrë masa, atëhere përse të tjerët nuk u lejokan të marrin masat e tyre?!!

Por më kë flet! Me të ç’akorduarit e të çakërdisurit që u bëjnë sytë xixa dhe mendja u prodhon vetëm armiq!!!

Shohin ëndrra me panik dhe me makthe, ndaj dhe reagojnë dhunshëm kur janë zgjuar. Nuk u bën fajde as gjella e pasanikëve e as miliardat e eurove borxh.

Çfarë do mendojnë fëmijët e asaj shkolle, kur shohin që shteti jua dhunon vendin ku mësojnë?!

Turp! Por është pak për të paturpët, faqezinjtë e maskarenjtë!
Nuk janë vëllezër e motra të Turpit, por turpi vetë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here