Standard.al

Ergys Mertiri: Ja me cfare e kemben Bashkia Teatrin Kombetar…?!

0

 

 

Nga Ergys Mertiri

Bashkia njoftoi sot se eshte terhequr nga projekti Fusha, per shembjen e Teatrit Kombetar, ne kembim te lejes per ndertimin e 6 kullave ne truallin e tij. Bashkia thote se do ta ndertoje vete Teatrin e Ri, me parate e shtetit.

Tashme eshte e qarte. Qeveria po kerkon te gjeje nje menyre per te dale me sa me pak turp nga kjo histori. Ajo ben sikur nuk ka gjetur dot nje dakordesim me kompanine FUSHA, kur ne fakt ka dy vjet qe thote se gjithcka ka perfunduar.

Nga ana tjeter, pasi kane shurdhuar opinionin per dy vjet rresht duke thene se teatri mund te ndertohet vetm ne partneritet me privatin, sepse shteti nuk ka para, tani del se shteti paska para! Ne fakt, te gjithe e dime se kjo nuk ka qene dhe nuk eshte ceshtje parash. Natyrisht, kjo ka qene nje ceshtje kullash, te cilat ne ia rrezuam kesaj qeverie ne fytyre. Gjithcka qe po ben sot, eshte te minimizoje kostot e turpit. E pra, nje qeveri kaq e telendisur sa kjo, nuk ka sesi te mos behej kaq qesharake.

E verteta eshte se projekti u anullua vetem e vetem ne saj te rezistences sone dhe kjo eshte nje fitore e madhe, pavaresisht se akoma e pa plotesuar. Qeveria e di tashme qe nuk ka asnje shanc ta shembe Teatrin dhe se e nje proteste te tille ndezur vetem i krijon kosto, tashme edhe ne rrafsh nderkombetar, me Europa Nostra-n.

Gjithsesi, protesta do vazhdoje, deri sa qeveria te ule koken perfundimisht me turp dhe te pranoje rikonstruksionin e Teatrit. Lajmi i sotem ishte vetem fillimi, qe sidoqofte, na dha deshmine se rezistenca eshte mjeti per ti arritur qellimet. Protesta jone eshte nje shembull qe tregon sesi edhe nje grusht njerezish mund te zmbrapsin nje pushtet kaq te fuqishem sa ky, vetem ne saj te kembenguljes dhe sakrifices. Ne fakt, ky pushtet eshte i dobet perballe nesh. Ne jemi te forte, sepse jemi ne te drejten dhe dime te sakrifikojme per te, ndersa Rama eshte i dobet, pikerisht sepse eshte i perlyer.

Por, duhet thene se ata qe nuk u perfshine ne kete proteste dhe deri dje benin cinikun e fatalistin duke thene se reagimi yne nuk ia vlente, pasi Rama e kish ndare mendjen per ta prishur Teatrin, sot duhet te kerkojne falje. Ata duhet te kuptojne tashme, mbi te gjitha, se zullumqare si Rama qendrojne ne pushtet, jo pse jane te forte e te fuqishem, por sepse kane nje popull si ata, apatik e fataliste.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.