Standard.al

Dy gafat e Ramës në Moskë!

0

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Moskën, ku takimi me me ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov diktoi një agjendë diskutimesh përtej presidencës së OSBE nga Shqipëria.

Nga entuziazmi i kësaj vizite , Kryeministri shqiptar ngatërroi edhe vitet kur janë shkëputur komunikimet mes dy shteteve. Por u korrigjua nga ministri rus.

Shqipëria është i vetmi vend në botë që nuk ka patur një telefonatë Moskë-Tiranë që prej vitesh. Kur iku Stalini ju lamë edhe ne. Asnjë telefonatë dhe lërë më takime.”, tha Rama. 

I menjëhershëm ishte reagimi i Lavrov i cili aty për aty tha:  “Jo unë në 2004 kam vizituar Tiranën dhe nënshkruam edhe një trakt miqësie. Por Nuk u ratifikua pasi pala shqiptare e harroi.”

Gabimi i Edi Ramës vijo më tej duke deklaruar që kjo marrëveshje është nënshkruar me Lulzim Bashen, në kohën kur mbante detyrën si ministër i Jashtëm. Por në të vërtetë traktati i miqësisë është nënshkruar me ministrin socialist të punëve të Jashtme, Kastriot Islami në 2004.

Po është e vërtetë, atë marrëveshje e keni firmosur me kryetarin aktual të opozitës. Por sapo të kthehem në Shqipëri do ta rishikoj sërish këtë dokument.”, deklaroi kryeministri. 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.