Standard.al

Dëshmia/ Vrau gruan me levë në kokë, ja çfarë tha në polici bashkëshorti

0

Ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrësit duke u bëre krimi i dytë në familje brenda më pak se 24 orëve.

Ruzhdi Tasuni, 63 vjeç, ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij, 58-vjeçaren Hajdije Tasuni.

Mësohet se autori i vrasjes i cili tashmë ka shprehur pendesën.

Ai ka deklaruar se rreth dy muaj më parë është paraqitur në një zyrë avokatie për të proceduar me divorcin ndaj shtetases Hajdije Tasuni, pasi raporti bashkëshortor mes tyre nuk ishte më i mirë. Gjatë kësaj periudhe situata tyre ka qenë e tensionuar.

Ditën e sotme në debat e sipër, autori ka mbyllur dyqanin duke marrë një levë dhe duke e qëlluar bashkëshorten për vdekje.

I pyetur nga policia sesa herë e ka qëlluar, ai deklaron se nuk mban mend, çdo gjë është bërë në gjakftohtësi. Më pas ka njoftuar vet policinë për të ardhur në vendngjarje.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.