Ceka denoncon/ Abuzimi me fondet e BE nga Vlahutin tek Soreca të përfshirë ..dhe eksperti politik nga

0
100

 

Bashkimi Europian në vijimësi i ka dedikuar fonde të caktuara edhe trashëgimisë kulturore.

Por arkeologu dhe politikani Neritan Ceka, thotë se fondet e BE në vend që të përmirësonin situatën e Monumenteve të Kulturës, vetëm sa e kanë përkeqësuar atë.
Si precedent sjell rastin e Apollonisë, investimi 860 mijë euro në 2013 ku sot nuk gjen asnjë euro investim.

I ftuar në “Ditë e Re” në Rtv Ora ai ngre gishtin për përgjegjësinë ndaj ish-ambasadores së BE, Vlahutin.

Por skenari përsëritet thotë ai, duke deklaruar se edhe Soreca po përgatit të njëjtën skemë për Bylisin.

6 milion euro investim dhe në krye të projektit do të sjellin një ekspert të fushës nga Bolonja, me Master, duke lënë jashtë loje të gjithë ekipin e arkeologëve shqiptarë që kanë punuar që prej viteve ’78 në Bylis.

Neritan Ceka: Kësaj situate në vend që fondet e BE ta ndihmojnë të shërohet, përkundrazi kanë ndikuar që të përkeqësohet. BE për ne është modeli, por mënyra sesi kanë investuar në Monumentet e Kulturës ka qenë një fatkeqësi e vërtetë. Ka qenë një shpërdorim, mos ta quaj kriminal, i fondeve që BE jep për popullin shqiptar.

Është rasti i Apollonisë, 780 mijë euro nga BE dhe 80 mijë euro nga Shqipëria që u investuan në 2013. Kam qenë në Apolloni me Ambasadorin italian Cutillo dhe ka mbetur i shokuar për faktin se nuk gjen asnjë euro të investuar, dhe ato që janë investuar janë në dëm të Monumenteve të Kulturës, kanë bërë një depo të madhe uji mbi to me idenë që do të shërbente për të shuar zjarrin dhe kur ra zjarri erdhën zjarrfikëset se nuk funskiononte.

E përdorin depon vetëm për të thithur ujin zjarrfikësit. Është si të shuash zjarrin me kova. Ai duhet të përmirësonte ambjentin. Zjarri rrezikon më tepër Muzeun dhe në Muze nuk ka mbrojtje nga zjarri. Bënë një parking 1 km larg qendrës. Parkingu është bërë në murin rrethues, po të çosh prokurorinë do ti dënojë. Nuk mjafton kjo por bëjnë presion ndaj qeverisë që të ndërtojnë dhe një rrugë që do të kushtojë miliona të tjerë përmes Monumenteve vetëm që të shfrytëzojnë parkingun.

Përgjegjës është BE, Vlahutin që ka ikur dhe ka lënë hijen e vetë. Tani është Soreca. Ky tjetri që është dhe ish-prokuror dhe drejtues i reformës në drejtësi po përgatit të njëjtën histori për Bylisin, 6 milion euro. Vendimi i KE thotë që ky fond do të menaxhohet nga një këshill ndërministror. Investitori kryesor në Bylis është Instituti i Arkeologjisë që ka bërë që nga ’78 gërmime në Apolloni.

E mbulon Soreca këtë, bën sikur nuk e lexon dhe i bën të gjitha marrëdhëniet me Ministrinë e Kulturës duke ditur që është pika më e dobët e administratës shqiptare, atje ku janë mbledhur të gjithë partiakët.

E ka kollaj se janë të gjithë injorantë. I bëmë dokumentin zotit Soreca dhe i thamë se drejtuesi i projektit duhet të jetë Profesor dhe duhet të ketë punuar në Bylis. Ky zotëri që vjen për të na sjellë BE e vë atje që duhet të jetë me Master. Mund të them dhe emrin e personit që ky ka gjetur në Itali, e ka në Bolonja.Dimë dhe fondacionin dhe dimë që është pjesë e politikës së majtë në Bolonja se atje janë ish-komunistët e Italisë.

Kjo është lidhja që bëjnë dhe 6 mln euro do të shkojnë si në Apolloni. Është histori e hidhur.

Nëse është kjo Europa, me këtë sistem, që sjellin 6 milion euro, i sjellin dhe njerëzit e tyre dhe fondacionet e tyre dhe fshijnë të gjithë intelektualët shqiptarë që punojnë në këtë fushë…Fajin nuk e ka Soreca, këtë miell gjen dhe këtë bukë do të bëjë. Fakti që zgjedh pjesën më të prishur të miellit shqiptar që është Ministria e Kulturës tregon se historia nuk është ajo e një prokurori që ka luftuar mafien.

Soreca duhet të kuptojë që ky vend nuk punon më me laps dhe fletore. Lidhjet i ka në Ministrinë e Kulturës dhe Bolonja.Kam kontakt të vazhdueshëm me Sorecën, jam ofruar bashkë me kolegët e mi, kemi një staf që i kalon këto rronxho-bonxhot e Bolonjës 100 herë.

Ky grup me kapacitetin që ka, teknologjia që përdor, përveç arkivit dhe përvojës që ka as nuk krahasohet me gjuetarët e fondeve që delegacioni i BE mundohet të barazojë masterin e Bolonjës me profesoratin e Shqipërisë. I kam thënë Sorecës që zërin në Shqipëri nuk e kanë vetëm miqtë e tij në qeveri, e ka dhe media dhe për fat të mirë media në Shqipëri është e lirë dhe do të mbetet e lirë.

Dëmet nga tërmeti

Neritan Ceka: Nuk janë dëme shumë të mëdha, kemi një dëm në muret rrethuese të Durrësit, një monument me rëndësi ballkanike. Dokumentacioni është. Është bërë mirë që janë lënë materialet në vend dhe me to mund të rikuperohet. Por është pasojë që prej vitesh nuk ka asnjë kujdes ndaj monumenteve.

Drejtoria rajonale e Durrësit vetëm merr rroga, shet dhe blen dhe nuk ka asnjë investim në gjithë territorin që kjo drejtori rajonale mbulon. Drejtuesi ka qenë drejtor spitali, dhe tani bëhet drejtor i drejtorisë rajonale për monumentet sepse është nënkryetar i këshillit bashkiak të Durrësit nga PS.

Ky sistem i mbrojtjes së monumenteve deri në vitet ’90 ishte sistemi më i përparuar i Europës, ishte mbi nivelin europian. Sot përfundojmë me drejtor që vjen nga spitali për të kuruar monumente kulture.

Nga kjo situatë do të kesh këto pasoja. Nuk kishte pse ta pësonte këtë dhe kulla e Prezës nëse do të kishte pasur kujdes të vazhdueshëm.

Ne punojmë në Bylis ku duan të vijnë këta çakejtë, absolutisht nuk ka ardhur asnjeri nga Instituti i Monumenteve prej vitesh për të punuar. Vinë tani që vinë 6 mln euro, ti marrin dhe ta bëjnë si Apollonia.

/Rtv Ora

Save

Share

* Për më shume bashkohuni në grup

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here