26 shkurt 1951/ Kush e dha urdherin e pushkatimit te 22 intelektualeve, akuza dhe gjyqi inekzistent…

0
135

Historia

Më datë 19 shkurt, në orën 17 e 47  minuta u hodh në oborrin e ndërtesës së Ambasadës Sovjetike një sasi e vogël dinamiti me potencial të reduktuar. Një krisje e fortë dhe disa xhama të thyer. Asgjë më shumë. Alarm në Ministrinë e Brendshme dhe në qarqet e larta politikë të Tiranës. Shqetësimin në Ambasadën Sovjetike të Tiranës dhe në ministrinë e jashtme të BS.

  • Plenumi i KQ të PPSh i ndërpreu përkohësisht punimet në paraditen e datës 20.02.1951 sepse u mblodh urgjentisht Byroja Politike e KQ të PPSH, që mori në shqyrtim incidentin e rëndë në Ambasadën sovjetike.
  • Në seancën e datës 20 shkurt 1951 , Byroja politike e KQ të PPSh dëgjoi raportimin e ministrit të Brendshëm, Mehmet Shehu: Një politike të kalibrit të madh, madje më e madhe se një atentat që mmnd të bëhej kundër ndonjërit nga ne”.
  • Masa të jashtëzakonshme represive : “pa marrë parasysh ligjet në fuqi”!
  • Mehmet Shehu deklaron: Një masë të tillë ne e kemi marrë edhe kur u vra Bardhok Biba, dmth kemi pushkatuar edhe jashtë ligjeve në fuqi
  • Ministri i Brendshëm kërkoi nga Byroja politike që arrestimet të bëheshin qysh atë natë, pa bërë hetime për ngjarjen dhe pa gjetur provat për personat e pandehur.
  • U kërkua të arrestoheshin 100 ose 150 vetë, nga të cilët 10 ose 15 të rëndësishëm të pushkatoheshin pa gjyq.
  • Mehmet Shehu: Kjo masë do të procedohet edhe me një masë tjetër spastrimi nga Tirana të familjeve reaksionare brenda një muaji
  • Ministria e Brendshme dhe sigurimi i shtetit përpiloi listën e vdekjes, arrestimin dhe pushkatimin e 22 viktimave ( edhe këto nga datat 19-26 shkurt 1951)
  • Emrat 22 të pushkatuar: në ekran!
  • Kush i përpiloi tri listat me 21 persona të zgjedhur për t’u ekzekutuar pa gjyq?
  • Kryetari i degës së dytë të sigurimit të shtetit, kapiteni Rasim Dedja, hartuesi i listave rrëfen: Vlerësimi për personat që do të pushkatoheshin dhe që janë pushkatuar në fakt, është bërë direkt nga udhëheqja e Ministrisë, që në atë kohë ka qenë Mehmet Shehu me dy zv.ministrat Kadri Hazbiun dhe Mihallaq Zicishti”
  • Pyetje dëshmitares: Cfarë mban mend nga ajo mbrëmje, ngjarja?

 

Akuza

  • Akuza e prokurorit të Përgjithshëm të ushtrisë, Siri Ccarccani mban datën 25.02.1951 dhe është firmosur prej tij.
  • Akt akuza fillon me emrin e të pandehurit Tefik Shehu dhe mbaron me emrin e Sabiha Kasimatit.Gjithsej 22 persona të akuzuar. Për çdo akt akuzë, për çdo të akuzuar, shënohen gjeneralitetet, shtresa shoqërore dhe data e arrestimit.Asgjë tjetër.
  • Akuza kolektive:
  • “Akuzohen se: Janë vënë në shërbim të spiunazheve të huaja imperialiste duke u bërë agjentë të rregullt të tyre.Kanë furnizuar spiunazhet e huaja më informata me karakter sekret ushtarak, politik dhe ekonomik në dëm të Republikës sonë Popullore
  • Janë bërë antarë të njjë organizate terroriste.
  • Kanë propaganduar për rrëzimin me dhunë të pushtetit popullor dhe kanë hedhur parrulla pro shpërthitmit të një lufte të re nga ana e imperialistëe amerikano-anglezë dhe satelitëve të tyre.
  • Fajet e mësipërme parashikohen nga nenet 2 e 3 nr.10,7 dhe 8 të ligjës 372 datë 12.12.1946 mbi fajet penale kundër popullit dhe shtetit dhe dënohen nga neni 4 i po kësaj ligje.
  • Duke qenë se ky proces ka rëndësi të posaçme kërkoj: Në bazë të nenit 12 të paragrafit të dytë të ligjës së sipërpërmendur të gjykohen në senancë të parë e të fundit direkt nga gjykata e lartë ushtarake dhe, mbasi të dërgohen para gjyqit dhe të provohet fajësia e tyre, të dënohen sipas dispozitave të sipërpërmendura
  • Tiranë 25.11.1951
  • Ky proces me “rëndësi të posaçme” dhe 22 persona të pandehur ngre nje akuzë vetëm 10 rreshta.

Mbi ç’baza akuzat:

  • Së pari, Sipas aktakuzës, të pandehurit “janë vënë në shërbim të spiunazheve të huaja, duke u bërë vegla të rregullt të tyrë”
  • Kjo akuzë nuk mbështetet nga kryeprokurorri me asnjë prove

Së dyti sipas aktakuzës, të pandehurit “janë bërë anëtarë të një organizate terroriste”- Në dosjen 1687 nuk poseidohet asnjë provë për një organizatë terroriste apo ndonjë akt terrorist ë saj, madje as nuk përmendet as hedhja e bombës në Ambasadën Sovjetike, pasi asnjë prej të pandehurve nuk kishte lidhje me këtë akt terrorist.

Nuk u provua të kenë lidhje  me njëri tjetrin, madje as që e njohin

  • Procesverbal i gjyqit të gjithë mohojnë: “Nuk pranoj të kem bërë akt terrorit”/ “Unë vetë nuk kam kryer ndonjë atentat dhe as që kam marrë pjesë në ndonjë mbledhje ku është marrë vendim për akte terroriste”/ “Nuk ka kam marrë pjesë në ndonjë organizatë terroriste”/ “nuk pranoj akuzën që të kem marrë pjesë në një organizatë terroriste”.

-Aktakuza e tretë e prokurorit të përgjithshëm: “Kanë propaganduar për rrëzimin me dhunë të pushtetit popullor dhe kanë hedhur parrulla pro shpërthimit të një lufte të re nga ana e imperialistëve amerikano-angleze dhe satelitëve të tyre”.

-Të gjithë të akuzuarit pranuan pjesërisht akuzën me këtë frazë: “Kemi shpresuar tek një ndërhyrje e anglo-amerikanëve dhe tek një luftë e re, që do ta ndryshonte situatën”- kjo fjali mendohet prej studiuesve të jetë shtuar nga oficerët e sigurimit të shtetit, që kishin dorë të lirë të shkruanin çfarë të donin.

 

Gjyqi inekzistent

-A zhvillua ndonjë gjyq, qoftë dhe formal dhe a është marrë ndonjë vendim gjyqësor për dënimin me vdekje të 22 jetëve?

-Ekziston procesverbali, provë shkresore se është përpiluar pasaktësisht më vonë, pas pushkatimit të viktimave dhe pa gjykim

-Në procesverbal thuhet se çështa ishte shqyrtuar në bazë të ligjit të ri mbi organizatat terroriste , pa përmendur se cili ishte ai ligj, numri dhe data e daljes së tij.

-Në procesverbal thuhet se u lexua akuza dhe u morën në pyetje të pandehurit. Por nuk thuhet se kush e lexoi akuzën, mbasi prokurori mungonte.

Në procesverbal nuk jepet trajtimi i çështjes nga kryetari i trupit gjykues, nuk jepet asnjjë fjalë prej tij, nuk bëhet asnjë akuzë për ndonjë organizatë terroriste, apo akt terrorist, nuk sillet asnjë provë për fajësinë e secilit, nuk pasqyrohet asnjë lloj hetimi gjatë gjykimit, as ballafaqim midis të pandehurve, nuk është thirrur asnjë dëshmitar….

  • Nuk evidetohen në procesverbal pyetjet që bën trupi gjykues dhe përgjigjet e secilit për pyetjet. “En block” janë shkurt “reagimet” e secilit të pandehur për akuzën.
  • Ish antar i gjykatës së lartë Mustafa Qilimi deklaron: “Sa kohë isha unë në Gjykatën e lartë nuk ka pasur dosje hetimore gjyqësore për ngjarjen e bombës në Ambasadën Sovjetike, për të cilën ekziston vendimi i pushkatimit të 22 personave”

 

Të gjitha janë shkelje të ligjit , që dëshmojnë se gjyqi nuk është zhvilluar fare.

– Procecverbalet janë plotësuar nga Gjykata e Lartë dhe Ministria e Brendshme pas ekzekutimit të personave të arrestuar.

– Prova se procesverbali është falsifikuar është rasti i Jonuz Kacelit: vritet gjatë torturave, hidhet nga dritarja si i vetëvrarë – rast që merret si i pandehur në gjyq, pyetet nga kryetari, u përgjigjet akuzave dhe dënohet me vdekje- kjo provon se procesverbali është shkruar më vonë, gjyqi nuk është zhvilluar si fund të tij.

Vendimi “me vdekje me pushkatim” ishte i formës së prerë, i paapelueshëm, i ekzekutuar mënjëherë dhe i plotësuar me konfiskimin e gjithë pasurisë së luajtshme e të paluajtshme- deri te lugët dhe pirunjtë!

Porosia për gyqtarët e diktaturës: Për këtë vendim penal fiktive “duhet të mbyllet goa e të mos thuhet asnjë njeriu se është sekret i madh shtetëror”.

  • Shuaip Panariti dhe Vangjel Koçani e firmosin procesverbalin e falsifikuar pa asnjë hezitim. Kundërshtojnë sekretari i gjykatës së lartë, Hydaji Bejo dhe Nonda Papuli
  • Në vitin 1991 Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë pas kërkesë pranë Plenumit të Gjykatës së Lartë për prishjen e vendimit penal nr.64 datë 27.02.1951 si të kundërligjshëm dhe të pambështetur në asnjë provë, u vendos prishja e këtij vendimi dhe pushoi çështjen penale në ngarkim të 22 të pushkatuarve.

 

– Pavarsisht këtij vendimi, ende është mbuluar ineksiztenca e gjyqit dhe falsifikimi i dokuemnteve gjyqësore

 

 Ekzekutimi

-Mesnatën e 26 shkurt 1951, të 22 personat e shënuar për t’u pushkatuar i nxorën nga qelitë e burgut të lidhur në pranga dhe i nisën në një kamion të mbuluar diku.

-Nuk e dinin se ku do t’i çonin. Nuk e dinin se do t’i vrisnin. Nuk ishte komunikuar urdhëri i pushkatimit. Megjithatë e ndjenin.

-Një ditë para pushkatimit shkon në burg Mehmet Shehu dhe u foli të arrestuarve: “dotë vriteni pa mëshirë si kundërshtarë të pushtetit, ndërsa që do të mbeten gjallë do të pësojnë të njëtin fat po të lëvizin bishtin”!

-Afër Urës së Beshirit në fshatin Mënik të Tiranës, rrëze një kodrinë të vogël buzë Erzenit, ishte hapur ditë më parë një gropë e stërmadhe rreth 4.5 metra e gjatë, 3 metra e gjerë dhe 1.5 metra e thellë.

 

 

Emrat e intelektualëve që u pushkatuan më 26 shkurtit 1951:

Sabiha Kasimati, Tefik Shehu, Pjerin Guraziu, Jonuz Kaceli, Anton Delhysa, Haki Kodra, Gafur Jegeni, Myftar Jegeni, Manush Peshkëpia, Reiz Selfo, Qemal Kasaruho, Zyhdi Herri, Gjon Temali, Petro Konomi, Niko Lezo, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Mehmet Shkupi, Ali Qorraliu, Fadil Dizdari, Hekuran Troka, Lluka Rashkoviç

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here