Nisin përgatitjet për vaksinën kundër koronavirusit/ Ja kur SHBA nxjerr rezultatet e para

0
132

Një kompani bioteknologjie në SHBA, Moderna, njoftoi se ka realizuar një vaksinë eksperimentale, kampionet e para të të cilës ia ka dërguar Institutit Kombëtar Amerikan të Shëndetit për testim te njerëzit.

Çështja është se vaksina duhet testuar te njerëzit. Edhe në rast se një sprovë të tillë do ta kalonte me sukses, do të duheshin muaj të tërë përpara se ajo t’i mbërrijë publikut të gjerë.
Juan Andres, drejtues i operacioneve teknik pranë kësaj kompanie, e quajti krijimin e vaksinës eksperimentale një “ përpjekje të jashtëzakonshme” për t’iu përgjigjur emergjencës shëndetësore globale me një “shpejtësi rekord” prej 42 ditësh nga koha kur genoma e virusit u “zbërthye”.

Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Shtetet e Bashkuara, tha për “ëall Street Journal” se pret që testimi mbi 20 apo 25 vullnetarë të shëndetshëm të nisë në muajin prill, ndërsa rezultatet e para do të shihen vetëm nga korriku apo gushti.

Duke qenë se mundësia e krijimit të një vaksine kundër koronavirusit është sot më pranë se kurrë përpjekjet për krijimin e një vaksine i kanë nisur dhe vende të tjera; Kina përpara disa ditësh njoftoi testet e para mbi kafshët, ndërsa në Australi është realizuar eksperimenti i parë në laborator i vaksinës kandidate kundër Covid-19.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here