E rëndë në Miriditë, burri vret ish-gruan dhe vëllain e saj

0
129

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme Mirditën ku kanë mbetur të vdekur nga të shtëna me armë zjarri vëlla e motër, Edison dhe Alda Filopati .

Policia dyshon se autori i krimit është ish-bashkëshorti i Alda Filopatit, Fatmir Koleci i cili pas krimit është larguar menjehërë nga vendngjarja.

Alda ishte divorcuar tre vite më parë nga ish-bashkëshorti ndërsa mësohet se kishte 3 fëmijë.

Ende nuk janë bërë të ditur rrethanat apo shkaqet e ngjarjes si dhe autori që ka kryer krimin ndersa policia ka mbërritur në vendin e krimit .

Informacion paraprak:

Më datë 25.02.2020, në Kodër Rrëshen, Mirditë, rreth orës 20.40, në oborrin e banesës, janë vrarë me armë zjarri shtetasit V.F dhe motra e tij shtetasja E.F. Nga informacionet e para dyshohet se janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi F.K nga fshati Zejmen Lezhë, ish bashkëshorti i shtetases E.F, i cili pas krimit është larguar menjehërë nga vendngjarja.

Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe Grupi hetimor.

Gjithashtu në vendngjarje kanë shkuar forcat speciale Renea dhe FNSH e Shkodrës.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën pë të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here