Standard.al

E pa dëgjuar më parë / Qeni deklaron veten të humbur në rajonin e policisë

0

Një qen në Teksas eci rreth 1.5 kilometra larg shtëpisë në mes të natës dhe përfundoi në Departamentin e Policisë.

Policët e Departamentit të Policisë në Odessa të SHBA-ve u shokuan kur një qen hyri brenda godinës, shkruan Daily Mail.

Ai u largua nga shtëpia gjatë kohës  që pronari i tij ishte duke fjetur.

 

“Ky djalë i lumtur hyri natyrshëm natën e kaluar në tavolinën e përparme të Departamentit të Policisë”, tha duke qeshur Departamenti i Policisë Odessa krahas imazheve që ata kapën gjatë vizitës së tij.

Rreshteri Rusty Martin tha: ”Ne të gjithë ishim të ngazëllyer që e morëm atë brenda ndërtesës. Kemi pasur një top tenisi dhe ja hodhëm që të luante. Të gjithë e donin shumë.”

Policia e Odessa bëri shaka në Facebook: ”Ne menduam se ai dëshironte të aplikonte për një pozicion pune pranë nesh”.

Më pas Departamenti mundi të gjejë pronarin e qenit, Alvaradon.

Alvarado falenderoi rajonin e policisë dhe tha se ai planifikon të marrë qenin e tij në udhëtime nëpër botë pasi nuk duket se mund të qendrojë në një vend të vetëm.

”Ai nuk i merr gjërat seriozisht, nuk do tja dijë nëse unë shqetësohem për të”, tha Alvarado për NewsWest 9.

Image

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.