“Njerëzit e thjeshtë janë burimi i forcës dhe misioni i punës tonë”, Kryemadhi me banorë të Tiranës

0
96

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi është takuar me banorë të Tiranës duke dëgjuar shqetësimet e tyre. Në një postim në “Facebook”, Kryemadhi informon për këtë takim dhe thotë se njerëzit e thjeshtë janë burimi i forcës dhe misioni i punës sonë.

“Papunësia, çmimet e larta, taksat e rritura të bashkive apo ato mbi pronën po dëmtojnë familjen shqiptare. Ashtu si sot me këta banorë të Tiranës, të cilët ndër të tjera vuanin mungesën e çerdheve dhe kopshteve në zonën e tyre, apo shtrenjtimin e faturës së ujit dhe të transportit publik, ne jemi pranë tyre, shtëpi më shtëpi e në çdo zemër.
Njerëzit e thjeshtë janë burimi i forcës dhe misioni i punës tonë, që do vijojmë pa reshtur deri në krijimin e mundësive më të mëdha për rininë, për biznesin, për punëtorin de familjarin e thjeshtë, që zgjidhja të mos jetë më mes emigrimit dhe nënshtrimit por ta kthejmë Shqipërinë në shtëpinë e gjithë shqiptarëve”, shkruan Kryemadhi.

Fotografia e Monika Kryemadhi
Fotografia e Monika Kryemadhi
Fotografia e Monika Kryemadhi
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here