Manushi i thotë në mes të emisionit që të heqë këpucët, Alesia Bami habit me deklaratën…

0
135

Alesia Bami ka qenë dje e ftuar në “E diell” ku ka folur lidhur me pagën.

Alesia u shpreh se rroga e saj e parë në televizion, kapte shifrën e 300 mijë lekëve të vjetra. Ndërsa sot ajo jeton edhe me 400 mijë lekë të vjetra, pavarësisht se të gjithë jemi dëshmitarë të luksit që ajo reklamon në rrjetet sociale.

“Rroga ime e parë në televizion ka qenë 300 mijë lekë dhe më ndihmonin edhe prindërit. Kurse sot mund të jetoj edhe me 400 mijë lekë”, u shpreh Alesia ndërsa Manushi e ndërpreu dhe i kërkoi të heqë këpucët për t’i parë markën.

“Stop, hiqi këpucët, hiqi”, i tha Manushi dhe kontrolloi edhe orën e Alesias nëse e kishte flori.

“Unë po thoja që mund ta kalosh edhe me 40 mijë lekë se gjithçka ka të bëjë me menaxhimin e gjërave”, tha Alesia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here