Deputeti Maliqi: Duhet valë protestash deri në ndërhyrjen e ndërkombëtarëve

0
217

Deputeti Lefter Maliqi i  ftuar në studion e lajmeve në Ora News, tha se duhet të ketë një valë protestash të qëndrueshme deri në ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar.

Lefter Maliqi: Unë dua të them që është e domosdoshme vala e protestave të qëndrueshme derisa ndërkombëtarët të ndërhyjnë dhe të zgjidhin këtë krizë të rëndë politike në vend.

Kriza, tha Maliqi, nuk mund të zgjidhet mes palëve, pasi Rama është frikacak.

Lefter Maliqi: Nuk zgjidhet sepse Rama është frikacak dhe nga frikacaku nuk ka tolerim. Sportisti të fal, kurse Rama është frikacak, frikacaku nuk fal, frikacakun nuk e lë as krimi.

Maliqi tha se po qëndron në Parlament vetëm për të demaskuar kapjen e kushtetutës, ndërsa paralajmëroi se shumë shpejt do të iki nga ai Parlament, që e quan ilegjitim.

Lefter Maliqi: Unë po qëndroj në Parlament vetëm për të demaskuar kapen e kushtetutës, kapjen e demokracisë, instalimin e diktaturës, bashkëpunimin me krimin, me mafien, shpopullimin e popullsisë etj. Jam i bindur që unë do iki nga parlamenti, bashkë me Ramën, bashkë me këtë deputetë që Meta i quajti dele. Unë në mënyrë figurative thashë që kam lindur dash dhe dash do iki nga kjo jetë. Por deputetë dele janë ata të PS për shkak të sistemit dhe një pjesë të opozitës së re. Por nisma e Presidentit, që nuk është personale, por është kurajoze.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here