Shehaj, thirrje qeverisë të kontrollojë hyrjet në kufi: Duhet të tregohemi shumë më të kujdesshëm….

0
74

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, i bëri thirrje qeverisë të lërë propagandën, por të marrë masa urgjente për parandalimin e përhapjes së Koronavirusit në Shqipëri.

“Ne jemi vend shumë i papërgatitur për fatkeqësi natyrore dhe epidemi, kemi shumë më pak burime dhe infrastrukturë të varfër shëndetësore, ndaj duhet të tregohemi shumë më të kujdesshëm se të gjithë për të parandaluar”, shkruan Shehaj në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale.

Sipas tij, qeveria duhet të vendosë kontrollin e detyrueshëm të temperaturës për të gjithë ata që hyjnë në Shqipëri, sikurse bëhet në shumë aeroporte dhe porte të botës.

Mesazhi i plotë

Qeveria duhet ta marrë masa urgjente për parandalimin e përhapjes së Koronavirusit në Shqipëri. Më së paku, ajo duhet të vendosë kontrollin e detyrueshëm të temperaturës për të gjithë ata që hyjnë në Shqipëri, sikurse bëhet në shumë aeroporte dhe porte të botës.

Është një masë minimale e domosdoshme. Lereni propagandën se jetët e njerëzve janë më të rëndësishme se karriget e stadiumit me kullë. Ne jemi vend shumë i papërgatitur për fatkeqësi natyrore dhe epidemi, kemi shumë më pak burime dhe infrastrukturë të varfër shëndetësore, ndaj duhet të tregohemi shumë më të kujdesshëm se të gjithë për të parandaluar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here