Pedagogu ngre alarmin: Merrni masa vetë kundër virusit…

0
106

Pedagogu Erion Kristo në një shkrim në rrjetet sociale ngre alarmin për shqetësimin e përhapjes së koronavirusit në vendin tonë.

Kristo shkruan se duhet të shpërnadhet sa më shumë informacion në lidhje me vetëmbrojtjen ndaj këtij virusi.

“Para ca ditësh e postova, por u detyrova ta fshija, se mu hodhën në grykë ca njerëz. Jo pse hap panik, jo çfarë informacioni ke. I erdhi koha përsëri, tani që po bëhet nami në Itali. Përhapeni dhe mos bëni shumë llafe, se nuk jemi këtu as për t’iu trembur, as për t’iu poshtëruar, por për t’iu përkrahur dhe lartësuar.

Miq merrni masa vete kunder virusit,

Fillimisht, duhet të dini që virusi nuk është bakterial, prandaj nuk mund të kurohet duke përdorur antibiotikë.

Çfarë duhet të bëni:

  1. Mos lejoni t’ju thahet fyti

Nëse membrana e fytit thahet, virusi mund ta pushtojë trupin tuaj brenda 10 minutash.

  1. Mbani me vete një shishe ujë

Duhet të pini 50-80 ml ujë të vakët (të rriturit) dhe 30-50 ml, fëmijët.
Sa e ndjeni që fyti ju është tharë, pini ujë. Një shishe ujë në dorë, do të ishte zgjidhja e duhur.
Mos pini shumë sepse nuk ndihmon, por pini në mënyrë të vazhdueshme që të jeni të hidratuar.

  1. Shmangni vendet me shumë njerëz.
    Mundohuni të evitoni vendet me turma njerëzish.
  2. Nëse është e nevojshme, vendosni maska veçanërisht kur udhëtoni me transport publik.
  3. Shmangni të skuqurat dhe ushqimet pikante
  4. Konsumoni lëngje që kanë në përmbajtje vitaminën C.
  5. Lajini duart shpesh herë gjatë ditës dhe mbani pastër ambientin që ju rrethon.

Cilat janë simptomat?

  1. Temperatura e lartë e përsëritur
  2. Kollitje e zgjatur dhe ethe
  3. Kujdes i veçantë duhet për fëmijët pasi janë më të rrezikuarit
  4. Të rriturit ndjejnë këputje trupi, dhimbje koke dhe probleme me frymëmarrjen.”- shkruan Kristo
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here