Koronavirusi “tek dera”, në farmacitë tona nuk ka maska të thjeshta!! Siç duket vendi ynë është i papërgatitur…

0
115

Me mbërritjen në Itali, koronavirusi është sot më pranë Shqipërisë se çdo herë tjetër. Ashtu si dhe shumë koronaviruse të tjerë, Covid 19-ta duket se vjen nga kafshët. Rastet e tij po përhapen në mbarë botën, edhe pse jo në të 195 vendet në listën e OBSh-së.

Ndërkohë siç duket vendi ynë është i papërgatitur për të marrë masat e duhura nga ky virus vdekjeprurës.

Nga një vëzhgim i Fax News në disa farmaci në kryeqytet, nuk ka maska të thjeshta prej ditësh, ndërkohë që mungojnë maskat me karbon.

“Nuk ka maska, i kemi dërguar të gjitha në kinë. Kanë kërkuar shumë sot dhe nuk ka maska. Nuk ka as në depo”- u shpreh një farmaciste.

Ato shprehen se kanë pasur shumë kërkesa ditën e sotme për maska. Në disa farmaci në Tiranë ka maska të thjeshta.

Ndërkohë Fax News është interesuar edhe në depot farmaceutike nëse ka maska dhe konstatohet se maskat e thjeshta janë “zhdukur” një muaj më parë, pasi janë çuar në Kinë.

Pas vdekjes së dy personave në Itali dhe infektimit të disa të tjerve,rreziku për të prekur edhe vendin tonë është rritur. Por ja si mund të vetë-mbrohemi nga koronavirusi sipas këshillave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Lani duart sa hyni në shtëpi!

Lani duart para gatimit!

Lani duart pas përdorimit të tualetit!

Lani duart sa herë teshtini apo kolliteni!

Teshtini mbi shami apo bërryl dhe jo mbi duart tuaja!

Gatuajini mirë ushqimet!

Mos frekuentoni ambiente të mbyllura dhe me shumë njerëz!

Pini shumë ujë dhe lëngje!

Pajisini të moshuarit që frekuentojnë transport publik me maska!

Në udhetime konsumoni ushqime të  paketuara!

Evitoni përdorimin e tualeteve publike!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here