Koronavirusi/ Doktoreshë Silva Bino: Kujdes me higjenën personale, s’ka vend për panik…

0
117

Doktoreshë Silva Bino tha sot në një komunikim për mediat se në Shqipëri nuk ka asnjë rast të dyshuar me koronavirus.

Ajo u shpreh se ISHP është në gjendje të përcaktojë në moment analizat mbi virusin që ka shkaktuar një gjendje alarmante edhe në Itali, ku vetëm dje regjistroi dy viktima. Bino foli për masa të shtuara në pikat e kalimit kufitar dhe i drejtoi një apel qytetarëve që të jenë të kujdeshshëm me higjenën personale.

Shefja e Departamentit Infektiv tha se çdo qytetar duhet të ruajë veten dhe familjen, pikë së pari me higjenën personale.

Bino u kujdes që të qetësojë popullatën, duke vënë theksin në mospërhapjen e panikut dhe në masat që janë marrë nga institucionet shëndetësore në vend. Ajo gjithashtu i ka drejtuar një apel qytetarëve që udhëtojnë jashtë vendit që të bëjnë kujdes.

“Kujdes higjenën personale, mos pështyni përtokë, kur teshtini vendosni brrylin dhe lani duart sa më shpesh”, ishin disa nga këshillat e mjekes së njohur.

Ajo tha se koronavirusi është i ngjashëm me gripin, por ka një vdekshmëri pak më të lartë se ai.

“Kemi të gjitha pajisjet për të kryer analizat mbi koronavirusin, nuk është një pajisje por disa”, tha shefja e Departamentit Infektiv, ndërsa shtoi se edhe karantina është me një strukturë të posaçme.

Ajo gjithashtu mohoi që qendra spitalore në Kavajë të ishte përcaktuar si karantinë.

“Koronavirusi përhapet njëlloj si gripi, jo si fruthi. Një maskë kirurgjikale ju mbron”, tha ajo.

Bino apeloi që qytetarët të mos dynden në urgjenca dhe qendra shëndetësore, pasi mund të ketë një kryqëzim virusesh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here