Flutura Açka: Unë jam Teatri!

0
102

Nga Flutura Açka

Me Ermira Babaliu dhe Anissa Markarian

Te Teatri Kombëtar, ku Anissa ka shkelur nëntë vjeçe për herë të parë, ku Mira fsheh lotët që nuk mund të jetë sonte pasi është qiejve, ku unë prej vitit 1984 si studente nuk kam lënë premierë pa parë.

Kur një mbrëmje pashë njëfarë drejtori të madh, me rrogë të madhe e me gënjeshtra të mëdha, që tha me neveri “teatri është karton dhe vetëm një shkelm do”, u trondita. Ai njeri nuk kishte parë kurrë teatër, ai njeri nuk e di se jetët dhe ëndrrat e sa njerëzve shkeli me një fjalë, ai nuk e di se ai është një qenie e përkohshme dhe arti është i përjetshëm. As ata që duan ta shembin, nuk e njohin magjinë e të qenit “muri i katërt” tek KY TEATËR, ku gjithçka ndodh dhe shuhet para syve të tu mu si me magji, e papërsëritshme.

Teatri Kombëtar, për kauzën e të cilit (më mirë për paratë pas së cilit), politika i ndau, i përçau, i fyu, i përndoqi artistët.

Teatri Kombëtar që na mësoi se në demokraci protesta bën sens, dhe sa më e plotë të jetë ajo, aq më larg do t’i mbajmë diktaturat e majta dhe të djathta.

Bashkë me artistët Anisa Markarian, Vasjan Lami, Kujtim Vorpsi, Irma Libohova, Pëllumb Vorpsi, Paola Kostandini Kotani, Julinda Emiri, Ali Nerjaku, Gert Hima, Denis Hima, Suela Bako, adriana Tolka, Gjergj Kaçinari, fëmijët e Akademisë “Robert Radoja” e të tjerë. (marrë me fragmente nga statusi i saj)

Image may contain: 3 people, people smiling, people sitting and indoor

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here