Anxhela Peristeri e frikësuar nga koronavirusi, bën thirrjen e fortë: Po rrezikojmë jetën…

0
89

Këngëtarja Anxhela Peristeri është shprehur se duhen mbyllur sa më parë kufijtë e Shqipërisë. Në një status në rrjetet sociale, këngëtarja shkruan se shqiptarëve po u rrezikohet jeta dhe se duhet të bëhen të ndërgjegjshëm që me këto gjëra nuk bëhen lojëra.

Mbyllni kufijte sa jemi ne kohe. Mbyllni kufijte para se te jete vone. Kontakti yne me shtetin Italian eshte i jashtezakonshem, i shpeshte me shume fluturime ne dite. Nuk jemi vend aq i fuqishem sa te perballojme dicka te tille. As mos e enderroni se do ja dalim paq po erdhi ne Shqiperi. Ju lutem, ngrini zerin sepse do rriskojme aq shume sa nuk jua merr mendja. Nuk ka maska as mjete mbrojtese tek ne. Nje here ne jete behuni te vetedijshem qe nuk luhet me jeten. Mediat duhet te perhapin alarmin dhe shteti yne duhet te mbyll kufijte. Te kontrolloj cdo person qe ka dale dhe hyre ne vend gjate ketyre 2 javeve, nese bartin CoronaVirus perpara se te jete vone. E theksoj, kemi shume fluturime ne dite dhe do ishte mire ta izolonim sa jemi heret!”- shkruan Peristeri.

Alarmi për koronavirusin ka përfshirë edhe Shqipërinë, pas dy viktimave që janë shënuar në Itali. Në Portin e Durrësit janë shtuar masat e sigurisë dhe kontrollet për tragetet që vijnë nga Italia drejt Shqipërisë, ndërsa vetëm në fundjavë kanë hyrë 2 tragete me 446 pasagjerë. Mjeku Indrit Kalaja, përgjegjës për karantinën e vendosur në këtë port, ka bërë me dije se janë bërë të gjitha kontrollet dhe pasagjerët nuk kanë patur lidhje me vatrat e infektuara. Kina po përballet çdo ditë e më shumë me shtimin e numrit të viktimave si shkak i koronavirusit që është përhapur gjerësisht në 29 vende të botës. Mësohet se në rang global janë shënuar 2345 viktima dhe mbi 75 mijë njerëz të tjerë janë infektuar nga ky virus vdekjeprurës. Ndërkohë në Korenë e Jugut pasi u shënua edhe viktima e parë disa ditë më parë, ndërsa numri i të infektuarve është rritur në 156. Ky virus rrezikon të përhapet në mbarë botën pasi përhapet shumë lehtë nga njeriu në njeri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here